Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Martinez e mbron sërish Ronaldon: Është më i miri për të krijuar hapësirën që i nevojitet Portugalisë

23/06/2026 - 15:10
në Sport
A A
Martinez e mbron sërish Ronaldon: Është më i miri për të krijuar hapësirën që i nevojitet Portugalisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos pas kritikave që sulmuesi veteran mori për paraqitjen e tij në barazimin ndaj Kongos në Kupën e Botës 2026.

Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së parë të Portugalisë, por Martinez theksoi se 41-vjeçari vazhdon të mbetet një figurë kyçe brenda skuadrës.

“Ai është sigurisht një lojtar me shumë përvojë dhe kjo na ndihmon. Është një shembull i shkëlqyer se si duhet të qëndrosh i fokusuar. Mënyra se si rikuperohet, mënyra se si përgatitet. Ai është një shembull i madh për ne”.

Trajneri spanjoll shpjegoi gjithashtu rëndësinë taktike që Ronaldo ka në lojën e Portugalisë.

“Ne jemi një ekip që dëshiron të kontrollojë posedimin e topit dhe ta rikuperojë atë sa më shpejt. Kur e kemi topin, na duhet personalitet dhe qartësi për të arritur te porta kundërshtare”.

“Na duhet një lojtar që krijon hapësira. Dhe Cristiano është më i miri në këtë aspekt, këtë e tregojnë edhe statistikat. Ai është një ikonë. Këto lëvizje dhe krijimi i hapësirave janë pjesë shumë e rëndësishme e strategjisë sonë”.

I pyetur për kritikat e vazhdueshme ndaj kapitenit portugez, Martinez e bëri të qartë se Ronaldo vazhdon të ketë ndikim të madh brenda grupit.

“Ai është një shembull, është kapiteni ynë. Reagon si një kapiten. Ka një përvojë të jashtëzakonshme dhe ne mund ta shfrytëzojmë atë”.

“Po flasim për një njeri që e ka mbrojtur dhe përfaqësuar kombëtaren për 21 sezone. Ai ka një uri të pabesueshme për t’u përmirësuar vazhdimisht dhe për të ndihmuar ekipin. Është model për të gjithë në dhomat e zhveshjes”, përfundoi Martinez.

Portugalia do të përballet sot me Uzbekistanin në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, me synimin për të hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën eliminatore.

JU REKOMANDOJMË

Reali e vendos në shitje yllin francez

Reali e vendos në shitje yllin francez
23/06/2026 - 18:01

Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për Aurelien Tchouamenin gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Manchester United ka shfaqur interes serioz për mesfushorin francez. Sipas raportimeve...

Më shumëDetails

Skandal në Botëror| FIFA shkarkon komentatorin që “shpërtheu” ndaj arbitrit në transmetim

Skandal në Botëror| FIFA shkarkon komentatorin që “shpërtheu” ndaj arbitrit në transmetim
23/06/2026 - 17:58

Një ngjarje e pazakontë dhe tepër e diskutuar ka tronditur ambientin e Kampionatit Botëror, duke çuar në përjashtimin e menjëhershëm të një komentatori nga stafi i FIFA-s. Incidenti...

Më shumëDetails

Pas eliminimit, futbollistët e Jordanisë lanë bakllavë në zhveshtore

Pas eliminimit, futbollistët e Jordanisë lanë bakllavë në zhveshtore
23/06/2026 - 17:22

Jordania mbrëmë u eliminua nga Kampionati Botëror. Humbja nga Algjeria 1-2, konfirmoi matematikisht eliminimin e tyre pasi grumbulluan 2 humbje. Pas ndeshjes ata lanë zhveshtoren e tyre të...

Më shumëDetails

Katër kombëtaret deri më tani janë eliminuar nga Kupa e Botës

Katër kombëtaret deri më tani janë eliminuar nga Kupa e Botës
23/06/2026 - 17:18

Kupa e Botës 2026, e organizuar nga ShBA-të, Meksika dhe Kanada, po shkon drejt fundit të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve. Deri më tani, gjashtë kombëtare...

Më shumëDetails

Dita Olimpike, Osmani lavdëron sportistët: Flamuri i Kosovës të valojë krenar në skenat e botës

Dita Olimpike, Osmani lavdëron sportistët: Flamuri i Kosovës të valojë krenar në skenat e botës
23/06/2026 - 13:41

Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se Dita Olimpike përbën një mundësi të veçantë për të nderuar sportistët dhe punëtorët sportivë që me talentin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre...

Më shumëDetails

Ylli botëror Ronaldo në filxhanin e Prince Caffe, super-videon e shpërndan motra e tij (VIDEO)

Ylli botëror Ronaldo në filxhanin e Prince Caffe, super-videon e shpërndan motra e tij (VIDEO)
23/06/2026 - 11:55

Barista i Prince Caffe, Jetmir Maliqi ka realizuar një befasi speciale për legjendën e futbollit, Cristiano Ronaldo. Përpos që fytyrën e yllit portugez e ‘gdhendi’ në kafe, ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “PDK, LDK dhe AAK duhet të zotohen se do ta respektojnë votën e sovranit duke qëndruar në opozitë“

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë