Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova thellon varësinë nga importet italiane: Deficiti tregtar arrin në 340.5 milionë euro

24/06/2026 - 08:39
në Ekonomi, Lajme
A A
Kosova thellon varësinë nga importet italiane: Deficiti tregtar arrin në 340.5 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deficiti tregtar i Kosovës me Italinë është thelluar edhe më shumë gjatë vitit 2025, si pasojë e rritjes së importeve dhe rënies së vazhdueshme të eksporteve. Importet nga Italia kanë arritur në 369.4 milionë euro, ndërsa eksportet kanë zbritur në vetëm 28.9 milionë.

Shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Italisë po bëhen gjithnjë e më të pabarabarta. Publikimi i Odës Ekonomike të Kosovës, i bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregon se gjatë vitit 2025 importet nga Italia kanë vazhduar të rriten, ndërsa eksportet e Kosovës kanë shënuar rënie të ndjeshme, duke e çuar deficitin tregtar në 340.5 milionë euro, niveli më i lartë i viteve të fundit.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 Kosova eksportoi në Itali mallra në vlerë prej 28.9 milionë euro, ndërsa importoi produkte italiane në vlerë prej 369.4 milionë euro.

Si rezultat, bilanci tregtar mbeti thellësisht negativ, me një deficit prej 340.5 milionë euro, që paraqet një rritje prej 16 për qind krahasuar me vitin 2024, kur deficiti ishte 293.5 milionë euro.

Raporti evidenton se eksportet drejt Italisë kanë pësuar një rënie të fortë prej 22.7 për qind në krahasim me vitin paraprak. Në vitin 2024 eksportet ishin 37.4 milionë euro, ndërsa një vit më vonë ranë në 28.9 milionë euro. Në të kundërtën, importet nga Italia u rritën me 11.6 për qind, duke kaluar nga 330.9 milionë euro në vitin 2024 në 369.4 milionë euro në vitin 2025.

Oda Ekonomike, duke iu referuar statistikave të ASK-së, thekson se kjo pabarazi ka bërë që mbulueshmëria e importeve me eksporte të bjerë në vetëm 7.8 për qind, niveli më i ulët i regjistruar në katër vitet e fundit. Për krahasim, kjo shkallë ishte 16.8 për qind në vitin 2022, 13.4 për qind në vitin 2023 dhe 11.3 për qind në vitin 2024, duke dëshmuar për një përkeqësim të vazhdueshëm të pozitës eksportuese të Kosovës.

Analiza e Odës Ekonomike tregon se gjatë periudhës 2022-2025, eksportet e Kosovës drejt Italisë kanë pasur një trend rënës me një mesatare vjetore prej 16.2 për qind, ndërsa importet janë rritur mesatarisht me 7.8 për qind në vit. Sipas raportit, importet nga Italia dominojnë dukshëm ndaj eksporteve, duke reflektuar varësinë relativisht të madhe të tregut kosovar nga produktet italiane.

Në vitin 2025, eksportet në Itali përbënin vetëm 3.1 për qind të eksportit të përgjithshëm të Kosovës, duke e renditur Italinë në vendin e dhjetë në mesin e destinacioneve kryesore të eksporteve kosovare. Ndërkohë, importet nga Italia përfaqësonin 5.2 për qind të importeve totale, duke e bërë Italinë partnerin e pestë më të madh importues të Kosovës.

Të dhënat nëpër vite tregojnë se importet nga Italia kanë ndjekur një trend të vazhdueshëm rritës.

Nga 185.8 milionë euro në vitin 2020, ato u rritën në 275.1 milionë euro në vitin 2021, 275.9 milionë euro në vitin 2022, 287.5 milionë euro në vitin 2023, 330.9 milionë euro në vitin 2024 dhe arritën në 369.4 milionë euro në vitin 2025.

Nga ana tjetër, eksportet kanë lëvizur në drejtim të kundërt. Pas kulmit prej 59.7 milionë eurosh në vitin 2021, ato ranë në 46.4 milionë euro në vitin 2022, 38.7 milionë euro në vitin 2023, 37.4 milionë euro në vitin 2024 dhe vetëm 28.9 milionë euro në vitin 2025.

Raporti analizon edhe strukturën e importeve nga Italia. Pjesën më të madhe e zënë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, të cilat përfaqësojnë 17.1 për qind të importeve totale. Pas tyre renditen ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 16.5 për qind, produktet minerale me 12.5 për qind, produktet e industrisë kimike me 12 për qind, produktet bimore me 8.6 për qind, mjetet e transportit me 8.4 për qind dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 6.4 për qind.

Sipas Odës Ekonomike, rritja e importeve prej rreth 38.5 milionë eurosh gjatë vitit 2025 është ndikuar kryesisht nga zgjerimi i importeve të produkteve minerale, të cilat u rritën nga 9 për qind në 12.5 për qind të strukturës së importeve, nga mjetet e transportit që u rritën nga 5.6 për qind në 8.4 për qind, si dhe nga produktet bimore, të cilat shënuan një rritje nga 7.4 për qind në 8.6 për qind.

Në raport theksohet gjithashtu se sektori i ushqimeve të përgatitura, pijeve dhe duhanit vazhdon të jetë një nga segmentet më të rëndësishme të shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, duke zënë 19.5 për qind të eksporteve dhe 16.5 për qind të importeve gjatë vitit 2025.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, trendet e viteve të fundit tregojnë një thellim të vazhdueshëm të deficitit tregtar me Italinë dhe një varësi të konsiderueshme të ekonomisë së Kosovës nga produktet italiane. /Monitor

JU REKOMANDOJMË

Reforma e pensioneve ndez debatet në Gjermani, propozohet pensioni deri në moshën 70-vjeçare

Reforma e pensioneve ndez debatet në Gjermani, propozohet pensioni deri në moshën 70-vjeçare
24/06/2026 - 10:44

Plani për të reformuar sistemin e pensioneve në Gjermani ka shkatuar mjaft reagime. Politikanët e qendrës e quajnë kompromis të mirë, ndërsa partitë opozitare janë të pakënaqura. 30...

Më shumëDetails

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e “Kartonit të Gjelbër” për mërgatën

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e “Kartonit të Gjelbër” për mërgatën
24/06/2026 - 10:41

Qeveria në detyrë ka miratuar sot ndarjen e 3 milionë eurove për mbështetjen e bashkatdhetarëve, përkatësisht për mbulimin e kostos së sigurimit kufitar, të njohur si “Kartoni i...

Më shumëDetails

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
24/06/2026 - 10:05

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në parti dhe kërkesave për përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhje. Ajo tha se LDK-ja duhet të...

Më shumëDetails

Kurti thotë se pas gjashtë muajsh hetim u arrestuan pesë ish-policë të Serbisë për Reçakun: Deri më 2020, askush s’u mor me rastin

Kurti thotë se pas gjashtë muajsh hetim u arrestuan pesë ish-policë të Serbisë për Reçakun: Deri më 2020, askush s’u mor me rastin
24/06/2026 - 09:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së qeverisë sot, tha se afër 27 vjet e gjysmë pas Masakrës së Reçakut janë arrestuar pesë ish-pjesëtarë të...

Më shumëDetails

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë e zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të pranohet, pas certifikimit nisim diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë e zgjedhjen e Presidentit
24/06/2026 - 09:44

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit, për të cilat tha se do të nisë punën dhe...

Më shumëDetails

Valë ekstreme të nxehti në Mbretërinë e Bashkuar, priten temperatura rekord

Valë ekstreme të nxehti në Mbretërinë e Bashkuar, priten temperatura rekord
24/06/2026 - 09:34

Britania e Madhe po përballet me një valë të jashtëzakonshme të të nxehtit, me temperaturat që pritet të arrijnë në mesin e 30 gradëve Celsius dhe madje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë