Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë

24/06/2026 - 10:05
në Kryesore, Lajme
A A
Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në parti dhe kërkesave për përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhje.

Ajo tha se LDK-ja duhet të mbajë zgjedhje të brendshme dhe të reflektojë për rezultatet zgjedhore.

“Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme. E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme. Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka përmendur edhe Kuvendin e fundit të LDK-së, duke theksuar se rreth 45 për qind e delegatëve ishin deklaruar në favor të dorëheqjes së kryetarit,.

“Parimi që kush humb merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë duhet të zbatohet pa përjashtim. Më pas, LDK-ja mbajti Kuvendin e partisë, ku kryetari e vendosi mandatin e tij në votim. Aty, rreth 45% e delegatëve u deklaruan në favor të dorëheqjes së tij. Ky ishte një tregues i qartë se partia kishte nevojë për reflektim të thellë dhe për ndryshime të domosdoshme. Por kryetari vendosi të vazhdojë, madje me kompetenca të zgjeruara nga po ai Kuvend. Sot, pas një rezultati tjetër zgjedhor që e la LDK-në përsëri në vendin e tretë dhe pas kërkesave publike të disa degëve për përgjegjësi politike, bëhet edhe më e qartë se problemet që i kishim identifikuar në janar nuk janë adresuar asnjëherë”, tha ajo.

Bajrami shtoi se LDK ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi.

“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve. LDK-ja është shumë më e madhe se secili prej nesh!”, ka shkruar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €
24/06/2026 - 13:06

Nga Boldnews.al Nën argumentin e zbatimit të një vendimi gjyqësor, drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH), Ilir Topi, i riktheu pak ditë më pare kontratën depos farmaceutike “CFO...

Më shumëDetails

“Boll se nuk duroj më …”, përplasje mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë

“Boll se nuk duroj më …”, përplasje mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë
24/06/2026 - 12:49

Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë në GJKKO, ku ish-Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë përfshirë në...

Më shumëDetails

“Kur klienti quhet Bundeswehr, vihen çmime të tjera”, paralajmërim për shtrenjtim të armatimeve në Gjermani

“Kur klienti quhet Bundeswehr, vihen çmime të tjera”, paralajmërim për shtrenjtim të armatimeve në Gjermani
24/06/2026 - 12:44

Deri në vitin 2030 në Gjermani pritet të shpenzohen qindra-miliarda euro për mbrojtjen. Ekspertët e buxhetit paralajmërojnë për rrezikun e çmimeve të fryra dhe shpërdorimeve. Në kushtet e...

Më shumëDetails

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”
24/06/2026 - 12:34

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita nuk ka arritur të krijojë një marrëveshje të përbashkët politike dhe një kandidat të përbashkët, duke vlerësuar se në...

Më shumëDetails

Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror

Lidhja e Bizneseve: Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror
24/06/2026 - 12:30

Lidhja e Bizneseve të Kosovës vlerëson se sigurimi i qasjes në gazin e lëngshëm natyror – amerikan (LNG) dhe zhvillimi i infrastrukturës së nevojshme për të duhet të...

Më shumëDetails

Lushtaku: Albin Kurti dhe Veton Surroi janë rreshtuar haptazi kundër gazit amerikan

Lushtaku: Albin Kurti dhe Veton Surroi janë rreshtuar haptazi kundër gazit amerikan
24/06/2026 - 12:04

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Veton Surroi janë rreshtuar haptazi kundër gazit amerikan, raporton Gazeta Online Veriu.info. "Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë