Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muharremi: Zgjedhjet ose shuarja, LDK-ja para vendimit më të rëndësishëm historikisht

24/06/2026 - 11:07
në Lajme
A A
Muharremi: Zgjedhjet ose shuarja, LDK-ja para vendimit më të rëndësishëm historikisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

LDK nuk mund t’i ikë standardit që vetë e ka vendosur. “Është bërë standard në LDK që, kur partia nuk arrin rezultate të mira në zgjedhje, kryetari duhet të marrë përgjegjësinë politike dhe të dorëhiqet”.

Pak a shumë, kështu e kemi dëgjuar live në TV kryetarin aktual kohë më parë, duke shpjeguar parimet e partisë në raste kur nuk arrihen rezultatet e duhura në zgjedhje. E në këtë rrethanë, tash i kemi dy palë zgjedhje të fundit si shembuj, ku LDK ka rezultatet më të ulëta historikisht. Rrjedhimisht, ky standard do të duhej të aktivizohej automatikisht, pa shumë diskutime.

Ky parim u aplikua edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, kur LDK kishte rezultate në nivel të ngjashëm. E tash, si rezultat, një pjesë e rëndësishme e LDK-së po kërkon llogari dhe ndryshime në lidershipin e LDK-së.

Kjo situatë gjithashtu u krijua nga gabimet dramatike e trashanike me strategjinë dhe vendimet rreth zgjedhjeve të fundit, ku në vend se të respektohej sllogani “bashkimi” i partisë, me vendimet rreth strategjisë së zgjedhjeve të 7 qershorit u bë gjithçka që bëri që partia të ndahej dhe perçahej edhe më shumë.

Pikë së pari, lista e kandidatëve që u krijua shkoi tepër larg kur, në 10-shen e parë të partisë, u larguan funksionarët më të ndershëm e meritor të partisë, e u futën njerëz nga jashtë partisë, prej rrugës!

Ky ishte ndoshta edhe shoku më i madh i zgjedhjeve të 7 qershorit. Kjo krijoi shumë habi dhe pakënaqësi brenda dhe jashtë partisë dhe ekspozoi qëllimin e keq dhe djallëzor të atyre që formuan këto lista. Kjo i bie sikur të largosh nga shtëpia nënën, babanë, motrën… e të sjellësh në shtëpi nga pub-i një grup miqësh me disa prostituta.

Ndëshkim të familjes për disa benefite afatshkurtëre të argëtimit. Ky gabim ishte i pafalshëm dhe tregoi që fushata e LDK-së nuk ka të bëjë asgjë me bashkimin, e as me nevojat e qytetarëve në fakt.

Problemi i dytë thelbësor ishte se fushata e LDK-së, përkundër shumë telasheve kronike të qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës, u fokusua në pozita për drejtuesit e saj.

Pra, nuk ishte një fushatë për qytetarët dhe hallet e tyre, por për akomodimin e njerëzve në pozita më të larta! Ky është një tjetërsim i LDK-së dhe diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori. E delegjitimoi partinë dhe e bëri nga një parti institucionale në një parti për interesa të individëve. Me gjasë, publiku e kuptoi këtë dhe e ndëshkoi me vota, duke mos e lejuar të arrijë potencialin e saj.

E çështja e tretë ishte “privatizimi i partisë”. Privatizim i turpshëm, për shkak se gjithçka dukej se bëhej pa konsultime brenda partisë dhe nga një grup i vogël, shumica nga jashtë partisë. Kjo padyshim që ka kontribuar në zbehjen e entuziazmit të partisë dhe degëve në rajonet e ndryshme të vendit. Në fund, u manifestua me votim minimal për LDK-në.
…
Në përgjithësi, projekti i “bashkimit” ka qenë brutalisht i keqmenaxhuar dhe ka krijuar ndarje të thella nga veprimet e pamatura që kanë akomoduar interesat e individëve e jo të partisë dhe Kosovës. Eksperimeti ka dështuar keq.

Kjo situatë që po shohim sot, kërkesat për dorëheqje, me siguri janë pasojë e këtyre veprimeve. E në këtë situatë, zgjedhjet e brendshme janë të pashmangshme, për shkak se lidershipi aktual nuk ka më legjitimitet moral nga degët dhe pjesëtarët më të lartë të partisë. Besimi është humbur, e partia është në krizë.

Vetëm zgjedhjet e reja, pa vonesë, mund ta shpëtojnë nderin dhe partinë. Përndryshe, secilën ditë që vonohet shpallja e zgjedhjeve të brendshme dhe vazhdojnë “konfrontimet” e brendshme, rriten gjasat që partia të ndahet. E kur LDK, nga ky nivel, ndahet, kjo nënkupton që LDK ka gjasa maksimale të shuhet në vitet e ardhshme.

Prandaj, sot zgjedhja është nëse lidershipi, kryesia dhe kuvendi i partisë dëshirojnë ta ruajnë partinë, apo ta shkatërrojnë e shuajnë përfundimisht. Nëse e duan vetëm pak, i ndalojnë luftat e brendshme dhe i shpallin zgjedhjet menjëherë.

JU REKOMANDOJMË

Nga temperaturat e larta në rrebeshe të furishme, moti befason Skenderajn

Nga temperaturat e larta në rrebeshe të furishme, moti befason Skenderajn
24/06/2026 - 14:09

Sot, në fshatin Klladërnicë të komunës së Skenderajt janë regjistruar reshje të forta shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me vetëtima dhe erë të lehtë. Pamjet Meteo...

Më shumëDetails

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për dallavere me njëhsorët
24/06/2026 - 14:04

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka gjobitur edhe me 25 mijë euro KEDS-in për shkak se janë hasur edhe pesë njehsorë të rrymës, me afat të...

Më shumëDetails

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Berisha: Liberalizimi i vizave arritje e madhe, por jo edhe për argatin e Vuçiqit, Ramën
24/06/2026 - 14:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht te pesë kërkesat...

Më shumëDetails

4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

Basha: Ne nuk prishemi me Amerikën, Vuçiqi po – ne s’kemi asnjë dallim me SHBA-të përpos objektivave
24/06/2026 - 13:43

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar miratimin e financimit të katër projekteve infrastrukturore, në 4 komuna. Investimet do të realizohen në Mitrovicë, Fushë-Kosovë, Graçanicë e...

Më shumëDetails

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën
24/06/2026 - 13:38

Irlanda do ta marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore me rotacion të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) më 1 korrik, dhe kjo periudhë prej gjysmë viti do të jetë...

Më shumëDetails

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
24/06/2026 - 13:31

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn dhe dokumentet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë