Malisheva ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin Kreshnik Uka si përforcimin më të ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Uka i bashkohet ekipit pas një edicioni mbresëlënës me Drenicën, ku u kurorëzua golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës. Sulmuesi realizoi 19 gola gjatë sezonit të kaluar.
Me transferimin e Ukës, FC Malisheva synon të rrisë forcën sulmuese dhe të shtojë cilësinë në skuadër, në prag të sfidave që e presin klubin në sezonin e ri.
Drejtuesit e klubit i kanë uruar mirëseardhje sulmuesit dhe suksese me fanellën e Malishevës, duke shprehur besimin se ai do të japë kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të ekipit./Indeksonline/













