Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

25/06/2026 - 19:43
në Kryesore, Lajme
A A
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova përdor djegien e qymyrit për të prodhuar rreth 90 për qind të rrymës që i duhet. Por, së voni, janë paraqitur dy opsione për diversifikimin e sektorit të energjisë: gazifikimi i thëngjillit, që përkrahet nga Qeveria në detyrë e Kosovës, dhe përfshirja në nismat rajonale të gazit të lëngshëm natyror, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Por, cili nga opsionet është më real, sipas ekspertëve të fushës?

Kosova duket se është para dy zgjidhjeve për të siguruar stabilitet afatgjatë në sektorin e energjisë: të nisë gazifikimin e thëngjillit, apo të përfshihet në nismat rajonale të gazit të lëngshëm natyror (LNG).

Me gjithë apelin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për opsionin e gazifikimit, Uashingtoni thotë qartazi se do që Prishtina të bëhet pjesë e nismave të LNG-së.

“SHBA-ja është e gatshme të punojë me industrinë amerikane të energjisë dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhme energjetike për Kosovën përmes diversifikimit të furnizimit me energji, përfshirë LNG-në e SHBA-së”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada amerikane në Prishtinë, duke theksuar se eksportet e energjisë amerikane janë shtylla e bashkëpunimit ekonomik me partnerët evropianë.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërkaq, tha para gazetarëve në Prishtinë se sa i përket gazit amerikan, duhet të ketë diskutime serioze me institucionet dhe ekspertët për përfitimet dhe kostot nga ky projekt.

Përparësia e LNG-së

Për eksperten e energjisë, Laura Kryeziu, përfshirja në rrjetin rajonal të LNG-së “është opsioni më realist dhe më i arritshëm për dekadën e ardhshme”, qoftë në aspektin teknik, financiar, mjedisor dhe strategjik.

LNG është gaz natyror, kryesisht metan, që nxirret nëpër fusha gazi, ftohet në temperatura në rreth -162 gradë Celsius, dhe transportohet në formë të lëngshme me anije cisterna. Kur arrin në terminale, ai kthehet në gjendje gazi dhe futet në rrjet.

Kryeziu thotë se mundësi konkrete për Kosovën është interkonjeksioni me Maqedoninë e Veriut, që do ta lidhte vendin me një terminal të LNG-së në Greqi, puna e të cilit nisi dy vjet më parë.

“Bëhet fjalë për rreth 86 kilometra gazsjellës, me një kosto të vlerësuar rreth 100 milionë euro”, sqaron për Radion Evropa e Lirë ish-koordinatorja në projektin e Korporatës të Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për gazifikim dhe diversifikim të energjisë në Kosovë.

Kryeziu thotë se Kosova ka shpenzuar në pesë vjetët e fundit afro 1 miliard euro për import të energjisë, ndërsa vetëm gjatë dy muajve të parë të 2026-tës rreth 60 milionë euro, “pothuajse sa kushton vetë interkonjeksioni me Maqedoninë e Veriut”.

Sipas saj, projekti për gazin nga Maqedonia e Veriut ka pasur mbështetje ndërkombëtare, dhe MCC-ja ka bërë një studim fizibiliteti për të, ndërsa për gazifikimin e linjitit s’ka studim të detajuar e as model të qartë financimi.

“Projekte të tilla kërkojnë investime që mund të arrijnë në qindra miliona apo miliarda euro, teknologji shumë të avancuar dhe një nivel të lartë risku financiar”, thotë Kryeziu.

Një anije cisternë duke lundruar në afërsi të Kanalit të Panamasë.
Një anije cisternë duke lundruar në afërsi të Kanalit të Panamasë.

Minuset e dy opsioneve

Por, këshilltarja për energji për Evropën Juglindore në rrjetin Bankwatch, Pippa Gallop, vlerëson se të dy opsionet janë shumë “joreale” për Kosovën në terma afatshkurtër, si dhe të shtrenjta dhe të dëmshme në aspektin klimatik.

Më të pafavorshëm, ajo e sheh gazifikimin e qymyrit, i cili bëhet duke përdorur reaktor me nxehtësi të lartë, ku ka presion të madh dhe sasi të kufizuar oksigjeni, në mënyrë të që prodhohet gaz sintetik.

“Përdor sasi të mëdha uji që Kosova nuk i ka, dhe mund të ndotë ujërat nëntokësore. Po ashtu, rezulton me emetime të mëdha të gazrave serrë, që bie ndesh me zotimet e Kosovës sa i përket klimës”, thotë Gallop për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, ajo thekson se përfshirja në rrjetet rajonale të LNG-së “mund të marrë dekada kohë, në një kohë kur Kosova duhet të heqë dorë nga të gjitha lëndët fosile, përfshirë gazin”.

“Nuk shoh asnjë përfitim real krahasuar me energjinë e ripërtërishme, pasi do të rriste varësinë e shtetit ndaj gazit të kushtueshëm që do të importohej”, thotë Gallop.

Duke përmendur objektivat e dekarbonizimit të Bashkimit Evropian – ku Kosova synon të anëtarësohet – si Gallop, ashtu edhe Kryeziu, thonë se ndotja nga gazifikimi dhe LNG-ja nuk përkojnë me synimet e bllokut që të ketë neutralitet klimatik deri më 2050.

Një ndërtesë në Afrikën e Jugut që prodhon gaz sintetik përmes procesit të gazifikimit të qymyrit.
Një ndërtesë në Afrikën e Jugut që prodhon gaz sintetik përmes procesit të gazifikimit të qymyrit.

Cili duhet të jetë prioriteti i Kosovës?

Sipas Kryeziut, Kosova duhet ta ndërtojë një sistem modern dhe të diversifikuar të energjisë, që nënkupton investime në energji të ripërtërishme, në kapacitete të ruajtjes së energjisë, modernizim të rrjetit, dhe lidhje me rrjetin rajonal të gazit, si zgjidhje tranzitore.

“Gazifikimi i linjitit nuk duhet të jetë prioriteti i vendit në këtë moment”, thotë ajo.

Gallop konsideron se “Kosova nuk duhet të shpërqendrohet nga gazi”.

“Duhet të përqendrohet në bateri dhe energji të ripërtërishme, si dhe në rinovimin e shtëpive për efiçiencë energjetike dhe mbështetjen për pompat e nxehtësisë, që mund të ulin përdorimin e energjisë elektrike nga familjet për ngrohje”, thekson ajo.

Për ekspertët, gazi amerikan është investim për sigurinë e Kosovës.
Për ekspertët, gazi amerikan është investim për sigurinë e Kosovës.

Aspekti strategjik

Megjithatë, Gallop dhe Kryeziu shohin një aspekt strategjik në përfshirjen eventuale të Kosovës në nismat e LNG-së, që mbështeten nga SHBA-ja.

Gallop thotë se është e kuptueshme që Kosova synon të mbajë raporte të mira me SHBA-në, por ajo thotë se duhet të gjendet një mënyrë që kjo të arrihet pa një “çmim të lartë”.

Për Kryeziun, gazi amerikan është investim në sigurinë dhe pozicionimin afatgjatë të vendit.

Se Kosova s’e ka luksin të shënojë “autogol” në rrafshin e ekonomisë, sigurisë dhe strategjisë, paralajmëroi javën e kaluar Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri, që vepron në Uashington./Radio Evropa e Lirë

JU REKOMANDOJMË

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Ndonëse prezente në Kuvend, opozita s’voton për praninë në sallë
26/10/2026 - 22:53

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Dita e Veteranit: Haradinaj mbledh të dielën luftëtarët e UÇK-së
26/10/2026 - 22:32

Ramush Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale është tërhequr pa lejen e tij. Ai tha në “Pressing” të T7 se nuk e di çka...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta
26/10/2026 - 22:18

“Ata duhet me u liru”, tha ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për ish-krerët e UÇK-së të cilët janë dënuar në Hagë. “Ja kam pas shumë herë inati Hashimit...

Më shumëDetails

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore
26/10/2026 - 22:08

Daut Haradinaj nga Aleanca ka paralajmëruar pasoja ligjore ndaj kujtdo që e përmend mbiemrin Haradinaj pa fakte. Ai ka ngritur pikëpyetje edhe ndaj avokates që kishte përfaqësuar viktimën...

Më shumëDetails

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi
26/10/2026 - 21:25

Në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të kujtimit të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikishtë mbrëmjen e së dielës në Pejë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Ram,...

Më shumëDetails

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
26/10/2026 - 21:04

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë