Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

27/06/2026 - 00:04
në Kryesore, Lajme
A A
Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një skandal i ri dyshohet se ka goditur Doganën e Kosovës, ku një zyrtar i këtij institucioni është kapur në flagrancë nën dyshimet për lejimin e kontrabandës në pikën kufitare.

Portali Veriu.info mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se bëhet fjalë për doganierin Arton Lushaku, i cili është zbuluar nga hetuesit e brendshëm duke lejuar një mjet transporti të kalojë kufirin pa asnjë kontroll.

Foto: Arton Lushaku

Burime të mirëinformuara brenda institucioneve të sigurisë bëjnë me dije për Veriu.info se, pas verifikimeve të menjëhershme, hetuesit kanë konstatuar se vlera e mallit që u fut në Kosovë pa u kontrolluar dhe pa iu nënshtruar obligimeve doganore kap shifrën e rreth 20 mijë eurove.
​
U intervistua si i dyshuar me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë
​
Pas zbulimit të rastit, në lojë ka hyrë edhe organi i akuzës. Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, hetuesit e Doganës e kanë intervistuar zyrtarin Arton Lushaku në cilësinë e personit të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
​
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, prokurori i rastit ka vendosur që i dyshuari të lihet në procedurë të rregullt, që nënkupton se hetimet ndaj tij do të vazhdojnë pa masën e paraburgimit.

​Dogana e suspendon sot nga puna

​Përveç procedurës penale, Lushaku është goditur edhe me masa administrative nga punëdhënësi i tij. Veriu.info merr vesh se Dogana e Kosovës ka marrë vendim sot që zyrtari në fjalë të suspendohet nga puna menjëherë, masë kjo që do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

​Veriu.info do të vazhdojë ta ndjekë këtë rast dhe do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja, përfshirë llojin e mallit dhe origjinën e mjetit të transportit që kaloi pa kontroll në kufi. /Veriu.info

Shënim: Personi apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Mbyllet afati për konsultim publik për Byronë, Gërvalla: Do të jetësohet, s’ka rrugë tjetër

Mbyllet afati për konsultim publik për Byronë, Gërvalla: Do të jetësohet, s’ka rrugë tjetër
27/06/2026 - 00:22

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet. Gërvalla, ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë
27/06/2026 - 00:15

Një incident fizik brenda ambienteve të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë ka përfshirë dy zyrtarë të Policisë së Kosovës gjatë orarit të punës. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën...

Më shumëDetails

Polici italian vdiq pas aksionit të ndjekjes së një shqiptari në Milano, 26-vjeçari: Kisha drogë me vete, por s’e pashë që u rrëzua

Polici italian vdiq pas aksionit të ndjekjes së një shqiptari në Milano, 26-vjeçari: Kisha drogë me vete, por s’e pashë që u rrëzua
27/06/2026 - 00:01

Genti Berisha, 26-vjeçari shqiptar i arrestuar për vdekjen e Francesco Imprezzabile, një oficeri 39- vjeçar i policisë lokale milaneze, i cili ra nga motoçikleta e tij pas një...

Më shumëDetails

Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani
26/06/2026 - 23:47

Një 42-vjeçar nga fshati Beleg i Deçanit ka humbur jetën në Gjermani. Sipas njoftimit të familjes, Florim (Brahim) Binakaj. ndërroi jetë më 17 qershor 2026, ndërsa, sipas informacioneve...

Më shumëDetails

ShBA-ja kryen sulme kundër Iranit

ShBA-ja kryen sulme kundër Iranit
26/06/2026 - 23:13

Ushtria amerikane kreu sulme kundër Iranit të premten, tha në një deklaratë Komanda Qendrore, duke shtuar se aeroplanët amerikanë goditën zona iraniane për mbajtjen e raketave dhe dronëve...

Më shumëDetails

Protesta në Tiranë – Pas tubimit para Kryeministrisë, pjesëmarrësit marshojnë në rrugët e kryeqytetit

Protesta në Tiranë – Pas tubimit para Kryeministrisë, pjesëmarrësit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
26/06/2026 - 22:56

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Deshi ta sulmonte Qosjen, u bë profesor e akademik nga partia”, shkrimtari me akuza të rënda kundër Kujtim Shales

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë