Botërori 2026 do të mbahet mend gjatë në histori.
Ky edicion është bërë i pari që ka 3 shtete nikoqire, diçka që s’ka ndodhur më parë si dhe është i pari me 48 shtete pjesëmarrëse.
Ndërsa në fazën e eliminimit, është bërë historia me 9 shtete afrikane që do të marrin pjesë, ndryshe nga edicioni i kaluar ku ishin vetëm 2.
Kombëtaret në fjalë janë Egjipti, Cape Verde, Bregu i Fildishtë, Senegali, Kongo, Gana, Algjeria, Maroku dhe Afrika e Jugut.
Vetëm Tunizia është e vetmja kombëtare që u eliminua në fazën e grupeve të këtij edicioni, duke e mbyllur në vend të fundit me asnjë pikë./IndeksOnline/














