Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

01/07/2026 - 17:44
në Kryesore, Lajme
A A
Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fillim të muajit qershor në disa media ishte publikuar një artikull promovues me “A po ndikon EuroKos Petrol drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të derivateve në Kosovë?”, ku thuhej që edhe pse çmimi maksimal i lejuar nga Ministria e Tregtisë është 1.54 euro, litri i naftës në këtë pompë të derivateve po shitet me 1.45 euro, 9 cent më lirë se sa në kompanitë tjera.

Madje, Drejtori i EuroKos Petrol, Diellon Kelmendi, deklaronte se kjo kompani po ka ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve të derivateve në të gjithë Kosovën.

“Kur ne vendosim çmime më të ulëta, konkurrenca detyrohet të reagojë. Kjo krijon presion në treg dhe ndikon që edhe operatorët e tjerë të ulin çmimet. Në fund, fituesi më i madh është qytetari i Kosovës”, kishte deklaruar Diellon Kelmendi.

Foto: Diellon Kelmendi – drejtor menaxhues i Eurokos Petrol
Screen: Lajmi i publikuar në disa media me 6 qershor
Screen: Lajmi i publikuar në disa media me 6 qershor

Mirëpo, prapa këtij çmimi të ulët duket se fshihej një skemë e rrezikshme, pasi që sot në kuadër të një mega-operacioni të zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, është arrestuar pronari i Eurokos Petrol, Skender Kelmendi.

Ai është në mesin e nëntë personave të arrestuar, që dyshohen se funksiononin si grup i strukturuar kriminal, pasi që prokuroria thotë se janë të dyshuar për veprat penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, përdorimit të dokumenteve të rreme lidhur me tatimin dhe shmangies nga tatimi.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se grupi kriminal ka përdorur dokumente të rreme tatimore dhe ka realizuar shitje e transaksione fiktive me derivate të naftës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e prokurorisë për këtë rast.

Mediat për aksionin e sotëm kanë raportuar se ekzistojnë dyshime për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.

Çka u sekuestrua?

Gjatë kontrolleve të kryera në terren, hetuesit kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të hollash, mjete transporti dhe armë:

15,000 euro para të gatshme;

5 vetura dhe 5 autobotë për transport të derivateve;

2 armë zjarri dhe 54 fishekë;

Pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme relevante;

301 euro në kartëmonedha 2-euroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Të gjithë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, pritet të dërgohen në mbajtje për procedime të mëtejshme gjyqësore.

Emat e të arrestuarve: Gazmend Quni, Skender Kelmendi, Faruk Mazrek, Naser Morina, Korab Visoka, Dashnim Miftari , Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Feriz Mazrek, Nysret Bajraktari

Tags: Eurokos PetrolSkender Kelmendi

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Këtu kemi demokraci, zgjedhje demokratike

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
20/10/2026 - 14:29

“Këtu e di që kemi demokraci, a po. Zgjedhje demokratike”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kur është pyetur se si e ka pritur partia shpalljen e...

Më shumëDetails

SPAK ngrit aktakuzë kundër Belinda Ballukut

SPAK ngrit aktakuzë kundër Belinda Ballukut
20/10/2026 - 14:06

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsion (SPAK) ka ngritur të martën aktakuzë ndaj ish-zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Sipas një njoftimi të...

Më shumëDetails

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë
20/10/2026 - 13:45

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë. Komuna e Gjilanit ka lidhur kontratë në vlerë...

Më shumëDetails

Dita e tetë e “revoltës”| Pedagogët në mbështetje të studentëve, qeveria i fton në dialog

Dita e tetë e “revoltës”| Pedagogët në mbështetje të studentëve, qeveria i fton në dialog
20/10/2026 - 13:36

Protesta e studentëve, përfaqësuesja e qeverisë: Kush dëshiron të dialogojë me Ramën, është i mirëpritur Drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), Manjola Hasa, ka zbritur në...

Më shumëDetails

Çitaku kritikon Trendafilovën: Specialja ka cenuar rëndë besimin në drejtësi

Çitaku kritikon Trendafilovën: Specialja ka cenuar rëndë besimin në drejtësi
20/10/2026 - 13:17

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, duke kritikuar mënyrën e...

Më shumëDetails

“90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

“90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm
20/10/2026 - 12:40

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të dyshuar për përfshirje në një skemë të organizuar kriminale përmes importimit të derivateve të naftës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë