Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshme shtyrjen e datës së shpalljes së aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Hagë.Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se vonesat mund ta shtyjnë aktgjykimin, por sipas saj, nuk mund ta ndryshojnë të vërtetën.
“16 shtator 2026, ora 10:00. Ne besojmë në drejtësi. Jo në drejtësi politike, por në drejtësi të vërtetë. Drejtësi për çlirimtarët. Drejtësi për historinë. Drejtësi për të ardhmen. Besojmë se, më në fund, do të flasë drejtësia. Për Kosovën. Për UÇK-në”, ka shkruar ajo.












