Anglia ka shënuar një fitore të vështirë por tejet të rëndësishme përballë Kongos, duke triumfuar me rezultat 2-1, falë një dygolëshi nga kapiteni Harry Kane.
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për anglezët. Kongoja befasoi që në fillim duke kaluar në epërsi që në minutën e 7-të, pas një goli të shënuar nga Cipenga, shkruan Veriu.info.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të “Tre Luanëve”, mbrojtja e Kongos u tregua e çeliktë dhe thyerja e saj dukej një mision pothuajse i pamundur. Rezistenca e afrikanëve zgjati deri në minutën e 75-të, kur akullin e theu sulmuesi Harry Kane, duke barazuar shifrat në 1-1.
I papërmbajtshëm, Kane u shfaq përsëri në skenë vetëm 9 minuta më vonë. Në minutën e 86-të, ai realizoi një supergol për të përmbysur plotësisht rezultatin në 2-1.
Me këtë përmbysje të madhe, Anglia del triumfuese dhe vazhdon në 1/8 e finales ku e pret Meksika/Veriu.info.













