Futbollisti i kombëtares shqiptare, që është nën kontratë me klubin e Esteghlal, iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës pas një periudhe pushimi që e kaloi në Shqipëri duke marrë pjesë edhe në seancën stërvitore nën drejtimin e stafit teknik.
Vetë futbollisti ashtu sikurse edhe klubi iranian publikuan foto dhe video të skuadrës në momentin e mbërritjes së tyre në qendrën stërvitore dhe të momenteve të stërvitjes së tyre
‘Pas një kohe të gjatë, u ktheva në Iran. I lumtur që po stërvitem sërish me Esteghlal. Është një ndjesi speciale ky rikthim në një vend të mbushur me kujtime shumë të bukura-shkruante Jasir Asani në postimin e tij në rrjetin social Instagram.










