Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

03/07/2026 - 11:21
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj disa të dyshuarëve për kontrabandë me naftë, të cilët u arrestuan gjatë aksionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës më 1 korrik.

Veriu.info ka siguruar kërkesën për caktimin e masës për paraburgim të bërë nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku zbardhet skema e këtij grupi të strukturuar kriminal, që dyshohet për kontrabandë, shmangie tatimore e pastrim parash.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, spikat emri i Faruk Mazrek, që dyshohet se ishte ‘koka’ e grupit, duke vepruar përmes kompanisë së tij, “Po Petrol Fariz” në Mamushë.

Foto: Fariz Mazrek – pronar i PO Petrol
Foto: Fariz Mazrek – pronar i PO Petrol

Sipas dosjes së prokurorisë, Faruk Mazrek dhe Fariz Mazrek (babë e bir), duke e ditur se pasuria e tyre buron nga aktivitetet kriminale të trafikimit me narkotik, me qëllim të fshehjes së këtyre veprimeve dhe burimit të vërtetë të pasurisë, parat i kanë futur në sistemin bankar përmes biznesit të tyre “PO PETROLL FARIZ”, në atë mënyrë që nga banka “Credins” kanë marrë 4 kredi në shumë prej 930 mijë euro dhe nga atëherë kanë filluar të deklarojnë qarkullim të madh financiar. Me këtë, dyshohet se kanë kryer veprën penale shpërlarja e parave.

Faruk e Fariz Mazrek dyshohet që cisternat e naftës i kanë transportuar nga Shqipëria për në Kosovë përmes Naser Morinës, ku në fakt cisternat e tyre në Shqipëri ngarkoheshin në gjysmë të sasisë së naftës dhe gjysma tjetër ujë, duke kryer kështu veprime.

Për këto dhe veprime të tjera të dyshuara, Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e paraburgimit për Faruk Mazrek, Fariz Mazrek dhe Naser Morina.

Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

(Vijon pas pak …)

JU REKOMANDOJMË

Tensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

Tensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve
20/10/2026 - 15:12

Protesta pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ndërsa policia ka përdorur ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Në tubim janë të pranishëm studentë, pedagogë dhe të rinj....

Më shumëDetails

Nagavci: Kërkesat për rishqyrtimin e ligjit të Speciales, rikthejnë shqetësimet tona që i ngritëm para miratimit

Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 14:53

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk i shfuqizojnë aktgjykimet ndaj ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi publikon fotografinë historike të babait të tij, Jakup Krasniqit, me ish-presidentin amerikan Bill Clinton

Altin Krasniqi publikon fotografinë historike të babait të tij, Jakup Krasniqit, me ish-presidentin amerikan Bill Clinton
20/10/2026 - 14:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka publikuar një fotografi të babait të tij, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, së bashku me ish-presidentin...

Më shumëDetails

Përparim Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Këtu kemi demokraci, zgjedhje demokratike

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
20/10/2026 - 14:29

“Këtu e di që kemi demokraci, a po. Zgjedhje demokratike”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kur është pyetur se si e ka pritur partia shpalljen e...

Më shumëDetails

SPAK ngrit aktakuzë kundër Belinda Ballukut

SPAK ngrit aktakuzë kundër Belinda Ballukut
20/10/2026 - 14:06

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsion (SPAK) ka ngritur të martën aktakuzë ndaj ish-zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Sipas një njoftimi të...

Më shumëDetails

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë
20/10/2026 - 13:45

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë. Komuna e Gjilanit ka lidhur kontratë në vlerë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë