Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i BQK-së – Më shumë importe, inflacion më i lartë, deficit tregtar e rënie në eksporte të mallrave – ekonomia e Kosovës në vitin 2025

04/07/2026 - 14:51
në Kryesore, Lajme
A A
Raporti i BQK-së – Më shumë importe, inflacion më i lartë, deficit tregtar e rënie në eksporte të mallrave – ekonomia e Kosovës në vitin 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

BQK: Inflacioni u rrit nga 1.6% në 3.9%, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe ushqimit, ndërsa importet dhe deficiti tregtar vazhduan të thellohen.

 

 

Raporti vjetor për vitin 2025 i Bankës Qendrore të Kosovës ka treguar se Kosova ka shënuar rritje të madhe të importit, përshkallëzim të inflacionit e thellim të deficitit tregtar.

Raporti i hartuar nga institucioni më i lartë financiar në Kosovë, i cili më 30 qershor iu dorëzua Kuvendit, ka shpërfaqur probleme të shumta në ekonominë e vendit.

“Importi i mallrave shënoi rritje reale për 10.4 për qind… (importi) arriti në 7.0 miliardë euro”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.

Në raport theksohet edhe se deficiti tregtar i mallrave ka shënuar rritje të madhe prej mbi 12%.

“Deficiti tregtar i mallrave shënoi rritje prej 12.5 për qind, duke arritur vlerën prej 6.1 miliardë euro”, potencon raporti.

Rritje në ekonominë e Kosovës pati edhe inflacioni, i cili nga 1.6%, sa ishte në mesatare gjatë vitit 2024, ka shkuar në 3.9 për qind në vitin 2025. Kjo për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe ushqimit.

“Gjatë vitit 2025, inflacioni mesatar arriti në 3.9 për qind, nga 1.6 për qind në vitin 2024, kryesisht si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë elektrike”.

Eksporti i mallrave të Kosovës gjatë vitit 2025, sipas BQK-së ka shënuar rënie reale prej diku 5.5%. Teksa eksportet e shërbimeve janë rritur si pasojë e vizitave të diasporës.

“Eksporti i mallrave shënoi rënie reale prej 5.5 për qind”, thotë raporti.

JU REKOMANDOJMË

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK
04/07/2026 - 16:30

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë...

Më shumëDetails

Në kampin Bondsteel, presidentja Haxhiu: Gëzuar 4 korrikun, Amerikë!

Në kampin Bondsteel, presidentja Haxhiu: Gëzuar 4 korrikun, Amerikë!
04/07/2026 - 16:05

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu bashkë me ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedonci ishin në kampin Bondsteel. “Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

Limaj: Miqësia dhe partneriteti strategjik me SHBA-në nuk janë vetëm trashëgimi historike, por udhërrëfyes për të ardhmen

Limaj: Miqësia dhe partneriteti strategjik me SHBA-në nuk janë vetëm trashëgimi historike, por udhërrëfyes për të ardhmen
04/07/2026 - 15:33

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke i cilësuar si mik të përjetshëm dhe partner...

Më shumëDetails

Shtrenjtohet nafta, MINTI publikon çmimet e reja

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës: Kundërshtojmë masat mbrojtëse të Qeverisë
04/07/2026 - 15:15

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi sot në ora 10:00. Sipas...

Më shumëDetails

Sami Lushtaku: Fotografia e Hashim Thaçit me George Bush është “fotografia më e mira”

Sami Lushtaku: Fotografia e Hashim Thaçit me George Bush është “fotografia më e mira”
04/07/2026 - 14:29

Sami Lushtaku e ka cilësuar si “fotografinë më të mirë” imazhin e ish-Presidentit Hashim Thaçi me ish-Presidentin amerikan George Bush. Ky koment u bë gjatë shënimit të 250-vjetorit...

Më shumëDetails

Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat

Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat
04/07/2026 - 14:13

Mungesa e karburantit ka shkaktuar shqetësim në rajonin rus të Irkutskut, në Siberinë Lindore, duke detyruar autoritetet lokale të bëjnë thirrje për kufizimin e përdorimit të automjeteve. Kreu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë