Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet, ndonëse Komuna kishte dhënë leje për këtë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rama ka kërkuar nga Policia e Kosovës të sqarojë se kush e dha urdhrin për ndalimin e vendosjes së muralit, duke theksuar se sipas policisë, urdhri kishte ardhur “nga lart”.
Ai ka kërkuar publikisht llogaridhënie nga Policia, duke ngritur pyetje për vendimin, bazën ligjore dhe personat që kërkuan dhe urdhëruan ndërhyrjen.













