Në Shqipëri, Shëngjini po përballet me flakët të cilat për t’i shuar u desh edhe intervenimi me helikopterë.
Ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar të dyshuar si autor të ngjarjes.
Sipas Policisë së Lezhës, shtetasi Bashkim Aliaj dyshohet se më 3 korrik, në zonën e quajtur “Sagë”, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar.
Flakët, sipas autoriteteve, kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në masivin pyjor të malit të Shëngjinit, duke shkaktuar zjarr të gjerë në zonë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, autoritetet kanë arrestuar 57-vjeçarin, i cili po hetohet për disa vepra penale, përfshirë “Shkatërrim prone nga pakujdesia”, “Shkatërrim i pyjeve dhe mjedisit pyjor nga pakujdesia me zjarr”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” si dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.












