Sot (e diell), në qytetin e Zarës në Kroaci do të mbahet një protestë në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Protestuesit tanimë shihen në qytet me flamuj “kuqezi” dhe ata të stemës së UÇK-së.
Protesta është organizuar nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se e mbështet këtë organizim dhe u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në protestë për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas organizatorëve, protesta do të organizohet sot, më 5 korrik, në orën 17:00, në lokacionin “Tribanjska Ul. (Skate Park) në Zadar”.












