Sot, në media është raportuar se ka nosur mbledhja e nënshkrimebe për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.
Burime të sigurta të Veriu.info nga shumë degë të LDK-së si dhe delegatë individualë, bëjnë me dije se nisma e Gazmend Muhaxherit për të mbledhur nenshkrime për shkarkimin e Abdixhikut nuk po gjen mbështetje të mjaftueshme.
Sipas burimeve, shumica e delegatëve po refuzojnë të nënshkruajnë sepse po e shohin një kuvend të tillë në këtë moment si hap drejt ndarjes e përçarjes së pariparueshme të LDK-së.
Ata thonë se kuvendi është i paraparë në vitin e ardhshëm dhe duan proces të rregullt e jo nisma të tilla që më së shumti i shkojnë përshtati kundërshtarëve politikë.
Në mbështetje të Abdixhikut tanimë kanë dalë 33 nga 38 degë të LDK-së.













