Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

06/07/2026 - 16:57
në Lajme
A A
Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale javën e kaluar ka goditur një rrjet të madh të dyshuar për kontrabandë, shmangie tatimi dhe krim të organizuar. Nga ky aksion i madh janë arrestuar nëntë persona.

Sipas dosjes së siguruar nga Gazeta Insajderi thuhet se këta persona për vite me radhë, kanë kontrabanduar me naftë nga Shqipëria në Kosovë, duke iu shmangur kontrollit doganor.

Bazuar në dokumentin e Insajderit, goditje të fortë ka marrë edhe i pandehuri Dashnim Miftari dhe kompania e tij “Veda Petrol 2”.

Sipas urdhrit të përkohshëm të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria Speciale (Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar), bëhet e ditur se gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, Miftarit dhe biznesit të tij në Hajvali u janë sekuestruar pasuri të lueshme dhe një sasi e jashtëzakonshme e dokumentacionit financiar:

Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit në banesën e tij në Prishtinë?

Gjatë bastisjes në banesën e tij në rrugën “Dom Nikoll Kaçrri” në Prishtinë, Policia ka sekuestruar: Një veturë luksoze të tipit BMW G5X X5 M50d me targa 01-390-EV, së bashku me çelësin e veturës dhe një telefon celular të tipit iPhone 16 Pro Max.

Çfarë u gjet dhe u sekuestrua në zyrat e “Veda Petrol 2” në Hajvali?

Në zyrat e biznesit të tij që gjenden në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Hajvali (në objektin e zyrave të avokatëve), hetuesit kanë sekuestruar një rrjet të tërë të dokumenteve administrative dhe financiare që përfshijnë qindra fletë dërgesa e fatura:

Z-Raportet e shitjes dhe raportet e kasës për pika të ndryshme dhe periudha të gjata (kryesisht të vitit 2025).

Dokumente të importeve dhe blerjeve vendore të viteve të fundit.

Dokumentacion për pikat dhe objektet e kompanisë në mbarë Kosovën, duke përfshirë ato në Gjakovë, Sojevë, Budrikë, Pozhoran, Hodonoc, Llapashticë, Sodovinë, Mitrovicë, Bradash, Pejë, Obranqë, Kijevë, Gjilan, etj.

Marrëveshje zyrtare me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe kontrata të punëtorëve.

Dosje për “Mall pa akcizë” të viteve 2023 dhe 2024.

Dokumente të tenderëve, ku veçohen dosjet e shënuara si “Tenderi HIB 2025” dhe “Tenderi HIB 2026”.

Libra të blerjes/shitjes, fatura nga sistemi EFIS, dokumente shpenzimesh për derivate e cigare, si dhe raporte të auditimit.

Ky urdhër ndalimi vjen në kuadër të çështjes penale me numër PPS Nr. 82/23, ku po zhvillohen hetime intensive ndaj një grupi të madh personash të dyshuar për vepra të rënda penale. Kompania “Veda Petrol” tashmë ndodhet nën llupën e fortë të Departamentit të Krimit të Organizuar të Prokurorisë Speciale

JU REKOMANDOJMË

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
20/10/2026 - 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe emrin e kryeministrit, Albin Kurti, vetëm që Kosova...

Më shumëDetails

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
20/10/2026 - 22:36

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë