Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Martinez nuk e sheh më veten në krye të Portugalisë: S’e fituam Botërorin, s’ka kuptim të vazhdoj…

07/07/2026 - 08:12
në Sport
A A
Martinez nuk e sheh më veten në krye të Portugalisë: S’e fituam Botërorin, s’ka kuptim të vazhdoj…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka bërë të ditur se nuk e sheh të arsyeshme të vazhdojë në krye të Kombëtares, pas eliminimit zhgënjyes nga Spanja në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës.

Portugalia u mposht me rezultatin 0:1 në përballjen e zhvilluar në Dallas. Golin e vetëm të takimit e realizoi Mikel Merino në minutën e parë të kohës shtesë, ndërsa skuadra e Martinez nuk arriti të krijojë rrezik serioz ndaj mbrojtjes spanjolle, e cila vazhdon të mos ketë pësuar asnjë gol në këtë Botëror, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Kontrata e Martinez skadonte në fund të turneut, ndërsa ai deklaroi pas ndeshjes se largimi nuk kishte qenë i vendosur më parë. Megjithatë, dështimi për të realizuar objektivin kryesor, fitimin e Kupës së Botës, e ka bindur se është koha për një ndryshim në pankinën portugeze.

“Ky është fundi i një cikli. Është e rëndësishme që Kombëtarja të ketë një zë të ri dhe një lider të ri. Do t’i marr me vete kujtimet më të bukura dhe shpresoj që edhe Portugalia të ketë kujtime të mira nga këto tre vjet e gjysmë që isha trajner. Ishte përvoja e jetës sime”, deklaroi Martinez.
Ai shtoi se vendimi nuk ishte marrë para nisjes së turneut.

“Nuk ishte vendosur më herët. Erdha në këtë Botëror me synimin për ta fituar Kupën e Botës dhe, duke qenë se nuk ia dolëm, nuk ka kuptim të vazhdoj”, u shpreh tekniku spanjoll.
Eliminimi i Portugalisë mund të shënojë gjithashtu fundin e një epoke, pasi ky mund të ketë qenë Botërori i fundit për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi veteran zhvilloi një tjetër paraqitje të vakët dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, pa arritur të bëjë diferencën.

Pas ndeshjes foli edhe mesfushori Bruno Fernandes, i cili pranoi se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur.

Ndërkohë, Spanja siguroi kualifikimin në çerekfinale, ku të premten do të përballet me Belgjikën.

JU REKOMANDOJMË

Ronaldo shpërthen në lot pas eliminimit nga Kupa e Botës

Ronaldo shpërthen në lot pas eliminimit nga Kupa e Botës
07/07/2026 - 08:11

Superylli i Portugalisë dhe i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shpërthyer në lot pas eliminimit nga Kupa e Botës. Portugalia u eliminua nga Spanja me rezultat 1:0 me Mikel...

Më shumëDetails

Neymar i jep fund karrierës me Brazilin, shpërthen në lot në ndeshjen e fundit

Neymar i jep fund karrierës me Brazilin, shpërthen në lot në ndeshjen e fundit
06/07/2026 - 11:46

Kapitulli i fundit i karrierës ndërkombëtare të Neymarit është mbyllur me lot, pasi sulmuesi legjendar ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja e Brazilit. Pas eliminimit tronditës të Seleçaos nga...

Më shumëDetails

Ylli i Meksikës përfundon në spital pas humbjes nga Anglia

Ylli i Meksikës përfundon në spital pas humbjes nga Anglia
06/07/2026 - 11:00

Ylli i Meksikës, Santiago Gimenez, është dërguar me urgjencë në spital pas humbjes dramatike 3-2 ndaj Anglisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi pësoi një...

Më shumëDetails

Ndeshje plot dramë, Anglia mposhti Meksikën dhe kaloi në çerekfinale

Ndeshje plot dramë, Anglia mposhti Meksikën dhe kaloi në çerekfinale
06/07/2026 - 10:25

Anglia ka kaluar në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti me rezultat 3-2 Meksikën në stadiumin ikonik“Azteca”. Anglia kaloi në epërsi në minutën e 36-të, kur Bukayo...

Më shumëDetails

Lojtarët e Cape Verdes pritën si heronj në shtetin e tyre

Lojtarët e Cape Verdes pritën si heronj në shtetin e tyre
05/07/2026 - 16:32

Kombëtarja e Cape Verdes do të mbahet mend si një prej historive më të bukura të Botërorit 2026, pasi arriti të befasojë me paraqitjet e tyre dhe rezultatet...

Më shumëDetails

“Sikur kam jetuar 30 vjet këtu”, Ramadani bën postim lamtumirës pas largimit nga Lecce

“Sikur kam jetuar 30 vjet këtu”, Ramadani bën postim lamtumirës pas largimit nga Lecce
05/07/2026 - 15:39

Ylber Ramadani do të largohet nga Lecce. Dëshira për të provuar një sfidë të re shtyu yllin kuqezi të merrte këtë vendim. Ai pritet të vazhdojë karrierën në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë