Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

07/07/2026 - 11:35
në Kryesore, Lajme
A A
SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kompani me seli në Prishtinë, Kryon.83, me seli në Prishtinë dhe Tiranë, është goditur nga SPAK pasi pronari i saj dyshohet se është përfshirë në një skemë të pastrimit të parave. Skema përfshin një transaksion 600 mijë eurosh për një tokë të blerë nga Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Adrian Rama hapi tri vjet më parë selinë e kompanisë së tij, Kryon.83, edhe në Prishtinë.

Biznesi që sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) operon në industrinë e ndërtimit, selinë kryesore e ka në Tiranë.

Në Prishtinë, Kryon.83 Sh.p.k. figuron me bazë në lagjen e ndërtesave të larta në lagjen Pejton. Në zonën që ka marrë epitetin e “Manhatanit të Prishtinës”. Në rrugën “Robert Doll”.

Ky biznes në pronësi të nipit të Fatmir Ramës, figurës që në fund të viteve 90’ dhe fillim të viteve 00’ konsiderohej si “njeriu më i pasur në Shqipëri”, është goditur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, që njihet me akronimin SPAK, në Shqipëri.

Fatmir Rama, xhaxhai i Adrian Ramës, u vra më 2003 në periferi të Tiranës, në një ngjarje që kishte tronditur Shqipërinë. Rama dyshohej se pasurinë e kishte përfituar nga aktivitetet kriminale.

Në fillim të muajit të kaluar, SPAK ngriu llogaritë e biznesit Kryon.83 Sh.p.k., në Tiranë dhe në Prishtinë.

Regjistri i kompanisë Kryon.83 pranë ARBK-së

Pronari i biznesit që merret me “ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore”, u shpall po ashtu në kërkim nga prokurorët e SPAK. Ai dyshohet për përfshirje në një grup kriminal. Dyshohet se pastronte paratë e përfituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Sipas hetimeve të SPAK, Adrian Rama dyshohet se pastronte paratë e grupit kriminal të drejtuar nga Luçiano Koçeku. Në tërësi, në këtë rast, SPAK sekuestroi pasuri në vlerë mbi 100 milionë euro në fillim të muajit qershor të këtij viti.

Rama dyshohet se ishte përfshirë në një skemë të pastrimit të parave të cilat dyshohet se janë përfituar nga trafiku ndërkombëtar i drogës, zbulon dosja hetimore e SPAK, të cilën e kanë publikuar mediat në Shqipëri të hënën.

Biznesi “Kryon.83” Sh.p.k., në pronësi të Adrian Ramës dhe vëllait të tij Erjon Ramës, dyshohet se bleu 1.5 hektarë tokë nga shoqëria bankare “Raiffeisen Bank” në zonën e Shijakut në Shqipëri, për 600 mijë euro – origjina e të cilave mjeteve është e dyshimtë.

Adrian Rama

Transaksioni është kryer në shtator të vitit 2023, bazuar në dosjen e SPAK, shkruan Paparaci.

Sipas hetimit të SPAK, “Kryon.83” sh.p.k. bleu nga Raiffeisen Bank tokën 1.5 hektarëshe në lokacionin e njohur si Sallmone, pranë Shijakut, vetëm dy ditë pasi në llogaritë e kompanisë ishin transferuar 55 milionë lekë (rreth 585 mijë euro) në emër të një huaje nga një kompani tjetër.

Kjo kompani është “Amar Logistic”, në pronësi të Edmond Shabës, i cili dyshohet për lidhje me Fadil Ballën, aktualisht nën hetim nga SPAK për trafik ndërkombëtar të drogës.

Prokuroria e Posaçme vlerëson se kjo hua ka shërbyer në realitet për financimin e blerjes së pronës nga Raiffeisen Bank. Nga verifikimet paraprake, hetuesit dyshojnë se mjetet e përdorura kanë origjinë të panjohur. Dyshojnë se burojnë nga aktivitetet kriminale.

Transaksionet bankare/ Dosja e SPAK

Sipas SPAK-ut, e gjithë skema dyshohet se është ndërtuar për të fshehur origjinën e parave përmes transaksioneve të pasurive të paluajtshme, duke përdorur shitblerjen si mekanizëm për pastrimin e tyre.

Ky rast është pjesë e një hetimi më të gjerë që po zhvillohet nga SPAK mbi skemat e dyshuara të pastrimit të produkteve të veprës penale përmes investimeve dhe tregut të pasurive të paluajtshme.

Në kuadër të operacionit kundër një grupi të strukturuar kriminal, që sipas SPAK drejtohet nga Luçiano Koçeku dhe Abedin Koçeku, janë caktuar masa sigurie “arrest me burg” për vëllezërit Erjon Rama dhe Adrian (Ardian) Rama.

Po ashtu, me urdhër të SPAK, janë vendosur nën sekuestrim disa prona, përfshirë bizneset në pronësi të Adrian Ramës.

Pasuritë e vëllezërve Rama të sekuestruara me urdhër të SPAK:

7 vila në Palasë, të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, si dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të bllokuara në llogaritë bankare.

9 llogari bankare në emër të Erjon Ramës.

21 llogari bankare në emër të Adrian (Ardian) Ramës.

Një pronë në Sallmone, Shijak, si dhe 58 milionë lekë të përfituara nga shitja e saj, të sekuestruara në llogaritë e Adrian Ramës.

3 llogari bankare të kompanisë “Kryon.83”, në pronësi të Adrian Ramës.

2 vila në Rolling Hills në pronësi të Ardian Ramës.

Një truall në Sarandë.

3 vila dhe 2 apartamente në Jalë.

Kompania “Kryon.83”, me seli në Tiranë dhe Prishtinë, e përfshirë në masat e sekuestrimit.

JU REKOMANDOJMË

Portreti i Adem Demaçit vendoset në zyrën e presidentit të Kosovës

Portreti i Adem Demaçit vendoset në zyrën e presidentit të Kosovës
07/07/2026 - 13:34

Figura e veprimtarit të njohur shqiptar Adem Demaçi i është shtuar portreteve të figurave kombëtare që ndodhen në zyrën e presidentit të Kosovës. Portreti i Demaçit është vërejtur...

Më shumëDetails

“Njerëz që na demtojnë shendetin”, fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin kur vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim

“Njerëz që na demtojnë shendetin”, fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin kur vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim
07/07/2026 - 13:20

Fermeri Tafë Çeku i ka reaguar Adriana Matoshit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila së fundmi ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj deputetëve të opozitës dhe disa personaliteteve që i...

Më shumëDetails

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës
07/07/2026 - 13:10

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur lule pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Morinë të Gjakovës, në nderim të dëshmorëve...

Më shumëDetails

Bytyqi e AAK-së: Nëse vazhdon kjo lojë e LVV-së, vendi do të shkojë në zgjedhje sërish

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit
07/07/2026 - 13:01

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Albana Bytyqi ka komentuar deklaratat e djeshme që erdhën nga LVV-ja se i kanë se i votat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen...

Më shumëDetails

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”
07/07/2026 - 12:13

Nga sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk do të figurojë si pjesë e Serbisë në të dhënat e autoriteteve gjermane. Kjo pasaktësi është korrigjuar nga Autoriteti Federal i...

Më shumëDetails

“Kosova ndër top-vendet me rritjen ekonomike”, Murati shpërndan analizën kritike për importin e lartë të Kosovës

Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati
07/07/2026 - 12:01

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shpërndarë një artikull të Euronews, që duke cituar Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka vlerësuar se Kosova pritet të jetë ndër top-shtetet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë