Deputetja e zgjedhur e VV-së Adriana Matoshi, ka reaguar pas përplasjes me fermerin Tafë Çeku, i cili i publikoi një dokument që lidhet me vajzën e saj, pas deklaratave të saj për zhvillimet rreth fabrikës së qumështit në Istog.
Matoshi, përmes një postimi, ka kritikuar ashpër publikimin e të dhënave që lidhen me një të mitur, duke thënë se fëmijët mund të bëjnë gabime, por sipas saj, sulmi ndaj tyre është i papranueshëm.
“Veç njerëzit e smut, t’pagum edhe t’shitun sulmojne ne fmi. Po, fmite edhe mujne me bo gabime, se jane fmi. Po ju jeni t’rritun, t’shitun edhe t’smut qe e sulmoni nje fmi pse ka bo nje gabim per veti”, ka shkruar Matoshi.
Postimi i saj i plotë:
Veç njerezit e smut, t’pagum edhe t’shitun sulmojne ne fmi.
Po, fmite edhe mujne me bo gabime, se jane fmi. Po ju jeni t’rritun, t’shitun edhe t’smut qe e sulmoni nje fmi pse ka bo nje gabim per veti.
Ajo mundet me demtu veten, por jo si kriminel qe e demtojne nje popull.
Fakti qe e sulmon nje fmi per me mbrojt nje hajn si devolli qe na ka vjedh me qindra miliona euro kallxon sa i lige je edhe ti.
Jeni t’gerditshem!













