Bayern Munich ka konfirmuar se sulmuesi i talentuar nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, do të jetë pjesë e ekipit të parë të drejtuar nga Vincent Kompany për sezonin e ri.
20-vjeçari rikthehet në “Allianz Arena” pas një sezoni në huazim te Heidenheim, ku zhvilloi 34 ndeshje zyrtare, realizoi dy gola dhe kontribuoi me pesë asistime, shkruan Insajderi.
Ibrahimovic, i cili është pjesë e akademisë së Bayernit, që nga viti 2018, ka kontratë me klubin bavarez deri më 30 qershor 2028 dhe në sezonin e ri do të mbajë fanellën me numrin 22.
Ibrahimović debutoi me ekipin e parë të Bayernit në shkurt të vitit 2023, në moshën 17-vjeçare, në ndeshjen ndaj VfL Bochum. Para huazimit te Heidenheim, ai kishte fituar përvojë edhe në Serie A me Frosinonen dhe Lazion.














