Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet arsyeja gjeniale pse Messi vetëm ecën në fushë, statistika që do t’iu lë “pa fjalë”

07/07/2026 - 20:59
në Sport
A A
Zbulohet arsyeja gjeniale pse Messi vetëm ecën në fushë, statistika që do t’iu lë “pa fjalë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pse shpesh duket sikur vetëm ecën në fushë, Lionel Messi po dëshmon edhe një herë se futbolli nuk fitohet gjithmonë me kilometra të vrapuar.

Në Botërorin e tij të gjashtë që mund të jetë edhe i fundit, kapiteni i Argjentina ka qenë sërish vendimtar. Ai ka shënuar shtatë gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit, ndërsa synon ta udhëheqë Argjentinën drejt mbrojtjes së titullit botëror dhe fitimit të yllit të katërt.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk janë vetëm golat, por mënyra se si Messi po luan.

ADVERTISING

Gjatë ndeshjeve, 38-vjeçari shpesh shihet duke ecur nëpër fushë, larg aksioneve dhe pa u përfshirë në presing. Në pamje të parë duket sikur nuk është pjesë e lojës, por në momentin që gjen hapësirën e duhur, ai shpërthen me lëvizje vendimtare që ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes.

Kjo nuk është rastësi, por një strategji e menduar mirë.

Me kalimin e viteve, Messi e ka përshtatur stilin e tij të lojës. Ai nuk është më dribluesi eksploziv që mbulonte çdo cep të fushës, por një futbollist që menaxhon energjinë në mënyrë perfekte për të qenë vendimtar në momentet kyçe.

Sipas statistikave të FIFA-s, Messi renditet vetëm i 343-ti për distancën e përshkuar në këtë Botëror. Në pesë ndeshje ai ka përshkuar vetëm 27 kilometra.

Por statistika më befasuese u zbulua nga eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague.

Duke folur për BBC Radio 5 Live, Balague bëri të ditur se Messi përshkon mesatarisht vetëm 6.6 kilometra për ndeshje, ndërsa plot 62 për qind e kësaj distance e kalon duke ecur.

Sipas tij, kjo mënyrë e menaxhimit të energjisë mund t’i zgjasë edhe më shumë karrierën ndërkombëtare.

“Nëse ai e çon përqindjen e ecjes nga 62 në 75 për qind, prapëseprapë do të jetë aty. Ai është golashënuesi më i mirë i Botërorit, ka qenë golashënuesi më i mirë në MLS për dy vite dhe më i miri edhe në kualifikuese”, deklaroi Balague.

Merita e madhe i atribuohet edhe përzgjedhësit Lionel Scaloni, i cili ka ndërtuar një sistem ku pjesa tjetër e skuadrës mbulon më shumë terren, bën presingun dhe punën fizike, duke i lënë Messit lirinë për të kursyer energjinë dhe për të qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme.

Deri më tani, kjo formulë ka rezultuar perfekte. Messi vazhdon të bëjë diferencën pa pasur nevojë të vrapojë gjatë gjithë ndeshjes, duke treguar se inteligjenca taktike dhe leximi i lojës mund të jenë po aq të rëndësishme sa intensiteti fizik./Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Vendimtar edhe sot për Argjentinën, Messi shpallet “Man of the Match”

Vendimtar edhe sot për Argjentinën, Messi shpallet “Man of the Match”
07/07/2026 - 21:44

Argjentina ka bërë sot përmbysjen e madhe në 1/8-tat. Fitorja 3-2 ndaj Egjiptit, pas një “remontade” ku deri në minutën e 78-të po humbnin 2-0, e çoi “Albicelesten”...

Më shumëDetails

Xhaka e Jashari startues, publikohen formacionet e ndeshjes Zvicër-Kolumbi

Xhaka e Jashari startues, publikohen formacionet e ndeshjes Zvicër-Kolumbi
07/07/2026 - 21:29

Granit Xhaka e Ardon Jashari do të jenë në qendër të mesfushës në ndeshjen e Zvicrës kundër Kolumbisë, të vlefshme për kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës....

Më shumëDetails

ENZOOOOOOOOO! Argjentina në epërsi ndaj Egjiptit

ENZOOOOOOOOO! Argjentina në epërsi ndaj Egjiptit
07/07/2026 - 20:02

Argjentina ka shënuar golin e tretë ndaj Egjiptit. Argjentina ka përmbysur gjithçka ndaj Egjiptit me golin e Enzo Fernandez. Rezultati aktual i takimit është 3-2. Ja goli: video

Më shumëDetails

GOOOOOL! Egjipti shënon edhe golin e dytë ndaj Argjentinës

GOOOOOL! Egjipti shënon edhe golin e dytë ndaj Argjentinës
07/07/2026 - 19:40

Egjipti ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Argjentinës. Golin e dytë në këtë duel e shënoi Zico, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati aktual i takimit është 0:2. Ja...

Më shumëDetails

GOOOOL! Egjipti në epërsi ndaj Argjentinës

GOOOOL! Egjipti në epërsi ndaj Argjentinës
07/07/2026 - 18:49

Egjipti ka shënuar golin e avantazhit ndaj Argjentinës. Yasser realizoi pas 14 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: VIDEO

Më shumëDetails

Me Jasharin në sulm, Drita luan ndaj Zalgiris, formacionet zyrtare

Me Jasharin në sulm, Drita luan ndaj Zalgiris, formacionet zyrtare
07/07/2026 - 17:54

Drita sonte nis sezonin e ri në garat evropiane, ku do të luaj në raundin e parë kualifikues të Champions League. Kampioni i Kosovës do të luaj kundër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë