Sipas njoftimit, mbledhja nis në orën 11:00, ndërsa në rendin e ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
Ndryshe, më 27 qershor KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave.











