Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

09/07/2026 - 15:34
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liqeni i Ujmanit për më shumë se 20 vite ka qenë i pashfrytëzueshëm për shqiptarët e Kosovës për shkak të sigurisë. Përveç kësaj, pranë tij prej pasluftës ishin ndërtuar shumë vila pa leje në tokat e kompanisë ‘Ibër Lepenc’ përreth liqenit nga serbë të zonës.

Prej muajit të kaluar kompania publike ‘Ibër Lepenc’ ka nisur procesin e lirimit të pronave të saj, duke bërë rrënimin e disa vilave që ishin ndërtuar pa leje përmes uzurpimit të pronave.

Kompania ‘Ibër Lepenc’ duket se e ka marrë seriozisht lirimin e pronave të saj, ku para pak ditësh u ka dërguar një kërkesë për lirimin e pronave të uzurpuara disa uzurpatorëve, të cilët janë alarmuar për këtë situatë.

Veriu.info ka siguruar një komunikim që është bërë përkitazi me këtë kërkesë në një grup në WhatsApp me emërtimin ​”Inati Serb – Koridori SB” (​Српски Инат – Коридор СБ), ku ka edhe një paralajmërim kërcënues në mënyrë indirekte për kompaninë “Ibër Lepenc”.

“Në 11 adresa ka mbërritur kërkesa e kompanisë Ibër-Lepenc drejtuar serbëve që janë pronarë të shtëpive të vikendit (vilave) në liqenin e Gazivodës, që brenda një afati prej 15 ditësh ta lirojnë hapësirën, në të kundërtën ato do të rrënohen siç u bë edhe me të mëparshmet”, thuhet në mesazhin që ka shkruar një anëtar i këtij grupi.

Përveç që njofton grupin për kërkesën e lirimit të pronave, ai jep edhe një mesazh që duket se është kërcënues për kompaninë ‘Ibër Lepenc’.

​”Nuk është shumë e mençur për këtë kompani që të shfaqë shumë forcë sepse janë shumë të cenueshëm”, thuhet në fund të këtij mesazhi të siguruar nga Veriu.info, të cilin mësohet se e posedon edhe Policia e Kosovës.

Çka thuhet në kërkesën e ‘Ibër Lepenc’?

Në dokumentin që është dërguar në këtë grup të WhatsApp, shkruan se ai është nënshkruar më 3 korrik nga Kryeshefi i ‘Ibër Lepenc’, Faruk Mujka, përmes të cilit iu kërkohet uzurpatorëve të pronave që të njëjtat t’i lirojnë brenda 15 ditësh, nën paralajmërimin që ndërmarrja do të veprojë vetë nëse nuk lirohen pronat.

​“Në bazë të evidencave zyrtare dhe dokumentacionit të pronësisë, Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh.A. është pronar ligjor i parcelës kadastrale nr. P-72508033-02631-2, me sipërfaqe prej 32,998 m^2, të regjistruar në Zonën Kadastrale Veli Breg, komuna e Zubin Potokut. Gjatë verifikimit në terren, është konstatuar se në këtë pronë shoqërore janë ndërtuar objekte (vile) nga persona të panjohur, pa leje dhe pa pëlqimin e pronarit ligjor, gjë që përbën uzurpim të paligjshëm të pronës”, thuhet në kërkesën e kompanisë ‘Ibër Lepenc’.

​Tutje, me këtë kërkesë paralajmërohen uzurpatorët se ndërmarrja do të jetë e detyruar të ndërmarrë të gjitha veprimet juridike për mbrojtjen e të drejtave të veta, me qëllim lirimin e pronës, pa asnjë paralajmërim të mëtejshëm, me ç’rast të gjitha shpenzimet dhe pasojat juridike do të bien mbi ta.

​Cenueshmëria e ‘Ibër Lepenc’?

Në mesazhin e dërguar nga një anëtar serb thuhet se ‘Ibër Lepenc’ është i cenueshëm, siç duket i referohet një ngjarje terroriste të ndodhur më 29.11.2024, ku kishte ndodhur një shpërthim me eksploziv TNT (20 kilogramë) në kanalin e kësaj ndërmarrjeje në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Për këtë sulm terrorist Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviq dhe Igor Dimoviqit.

 

Tags: KercenimLiqeni i UjmanitRrenimuzurpim

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë