Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Certifikimi i rezultateve ringjallë skenën politike, Kurti iu çon ftesa për takime, PDK e LDK i mbledhin kryesitë

09/07/2026 - 16:04
në Kryesore, Lajme
A A
Certifikimi i rezultateve ringjallë skenën politike, Kurti iu çon ftesa për takime, PDK e LDK i mbledhin kryesitë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Certifikimi i cili mori një muaj kohë, jo vetëm që hapi rrugën për hapat e ardhshëm që janë formimi i institucioneve të reja, porse, duket aktivizoi edhe partitë politike, të cilat për disa javë kanë qenë kryesisht në heshtje.

Kjo gjë u pa fillimisht nga ana e partisë së parë, Kryeministrit në detyrë dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili iu drejtu me ftesa për takim liderëve të tjerë.

Kështu bëri ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, ka thënë Manxhuka.

Vetë Kurti, më herë ishte deklaruar lidhur me çështjen e konstituimit të institucioneve, duke paralajmëruar se takimet do të bëheshin pas certifikimit.

“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve. Certifikimi i rezultateve duhet të presë për certifikimin e ankesave dhe më pastaj, pa humbur kohë, do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, kishte thënë Kurti ditë më parë.

Në anën tjetër, edhe partitë e tjera duket se e kanë një ditë më të ngarkuar sot. Edhe Partia Demokratike e Kosovës, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mbajtur mbledhje të kryesisë.

Nga ana e PDK’së, më saktësisht nga Vlora Çitaku, për Gazetën Express, u tha se mbledhja e kësaj partie po bëhet edhe lidhur me ftesën e Kurtit.

Mbledhja vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dje nga KQZ dhe pas ftesës për takim që iu çoi sot kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarëve të PDK’së, LDK’së e AAK’së.

E pyetur nëse do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese, Çitaku tha se pas mbledhjes do ta japin qëndrimin.

Në anën tjetër, LDK’ja, mbledhjen e sotme e ka paralajmëruar nga dita e djeshme. Ani pse, këta të fundit s’patën deklarime lidhur me ftesën e Kurtit, të njëjtit thanë se do të diskutohet rezultati i zgjedhjeve, duke mohuar mes tjerash, edhe zërat për nënshkrime të dhëna brenda kësaj partie për shkarkimin e Abdixhikut.

AAK, që po ashtu është ftuar nga Kurti, ditë më parë ka paraqitur disa kërkesa të tyre duke thënë se në rast të realizimit, atëherë deputetët e kësaj partie do të bëhen pjesë e votimit të presidentit.

JU REKOMANDOJMË

Gruda: PDK-ja do ta shqyrtojë ftesën e Kurtit, formimi i institucioneve kërkon kompromis

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
09/07/2026 - 17:05

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kjo parti do të shqyrtojë në mbledhjen e Kryesisë ftesën e liderit të VV-së, Albin Kurti, për takim...

Më shumëDetails

Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

LDK mblidhet pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut, deklarohet Haziri
09/07/2026 - 16:29

Lutfi Haziri ka braktisur përkohësisht mbledhjen e LDK-së për t’i ngushëlluar familjen e profesorit Nuhi Rexhepi. Haziri ka bërë të ditur edhe temat që po diskutohen Brenda mbledhjes....

Më shumëDetails

Kërkohej nga INTERPOL’i, ekstradohet nga Kosova për në Suedi, ja për çfarë vepra dyshohet?

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
09/07/2026 - 16:22

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të ekstradimit të një personi që është bërë nga Kosova për në Suedi. Në njoftim shtohet E.K, është kërkuar për...

Më shumëDetails

Kica-Xhelili: Qëndrimet e mia do t’i shpreh brenda LDK-së, vendimi i shumicës do të bëhet publik

Kica-Xhelili: Qëndrimet e mia do t’i shpreh brenda LDK-së, vendimi i shumicës do të bëhet publik
09/07/2026 - 15:48

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka folur për media para se të filloj mbledhja e kryesisë. Për opinionin e saj, ajo ka thënë se ka dëshirë ta shpreh...

Më shumëDetails

Musliu nuk komenton ftesën e Kurtit për liderët politikë: Pas mbledhjes do të flas

Ganimete Musliu e vetmja nga PDK që e mori 1 votë në këtë komunë
09/07/2026 - 15:39

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu nuk e ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për liderët e partive politike. Shkurtimisht tha...

Më shumëDetails

Lushaku-Sadriu flet për temat që do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë!

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku
09/07/2026 - 15:35

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që së shpejti të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë. Para nisjes së mbledhjes, deputetja e zgjedhur LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha për media...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

    “Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • GP Aviation/Prishtina Ticket paditet qindra mijëra euro nga klientët, derisa vazhdon t’ia ketë milionat borxh shtetit gjerman – të njëjtës shteti i Kosovës i ndan subvencione (VIDEO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë