Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ronaldo kryeson, Messi pas tij: Mbappe hyn në listën e lojtarëve me më shumë penallti të shpërdoruara

10/07/2026 - 07:32
në Sport
A A
Ronaldo kryeson, Messi pas tij: Mbappe hyn në listën e lojtarëve me më shumë penallti të shpërdoruara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kylian Mbappe regjistroi një tjetër penallti të humbur në sfidën e Francës kundër Marokut, duke e çuar në 15 totalin e goditjeve të pasakta nga pika e bardhë gjatë karrierës së tij.

Rasti për t’i dhënë avantazhin Francës erdhi në minutën e 28-të, kur arbitri Facundo Tello akordoi penallti për “Gjelat”, vendim që u la në fuqi edhe pas kontrollit me VAR.

Gjithsesi, sulmuesi francez nuk ia doli të shënonte ndaj Bono. Mbappe synoi këndin e poshtëm të djathtë, por portieri i Marokut e parashikoi drejtimin dhe e priti goditjen.

Ndonëse vlerësohet si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të futbollit modern, Mbappe ka tashmë 15 penallti të humbura në karrierë. Me këtë shifër, ai mban vendin e nëntë në renditjen e futbollistëve me më shumë penallti të dështuara që nga viti 2001.

Në vendin e parë të kësaj liste qëndron Cristiano Ronaldo me 36 penallti të humbura gjatë karrierës, ndërsa i dyti është Lionel Messi me 34. Neymar renditet më pas, pasi ka gabuar 22 herë nga 11 metra.

Më tej vijnë Ciro Immobile me 19 penallti të humbura, Francesco Totti me 18, Zlatan Ibrahimovic me 17, si edhe Ronaldinho dhe Edinson Cavani me nga 16. Antonio Di Natale dhe Sergio Aguero kanë dështuar nga 14 herë secili.

Sidoqoftë, ky numër i lartë lidhet edhe me faktin se këta futbollistë kanë marrë përsipër shpesh ekzekutimin e penalltive në çaste vendimtare.

Ronaldo, Messi, Neymar dhe Mbappe kanë realizuar dhjetëra gola nga pika e bardhë, por edhe emrat më të mëdhenj të futbollit nuk rezultojnë gjithmonë të saktë nga 11 metra.

JU REKOMANDOJMË

E jashtëzakonshme, Donjeta Sadiku fiton ndaj boksieres serbe – merr medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

E jashtëzakonshme, Donjeta Sadiku fiton ndaj boksieres serbe – merr medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare
27/08/2026 - 17:46

Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Në finale, Sadiku fitoi ndaj boksieres nga Serbia, Kristina Kuluhovas, e...

Më shumëDetails

Amorim flet për Leaon, Tomorin, Fofanan dhe Gimenezin

Amorim flet për Leaon, Tomorin, Fofanan dhe Gimenezin
27/08/2026 - 14:46

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes ndaj Venezias, duke e prekur edhe situatën e disa lojtarëve që aktualisht janë...

Më shumëDetails

Lukaku në stol, Muriqi starton për Fenerbahcen në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Champions

Lukaku në stol, Muriqi starton për Fenerbahcen në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Champions
26/08/2026 - 20:27

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Lyonit dhe Fenerbahces, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kampionëve. Dueli i parë i luajtur në Stamboll u mbyll me...

Më shumëDetails

Donjeta Sadiku në finalen e Lojërave Mesdhetare, nesër lufton për medaljen e artë ndaj serbes Kuluhova

Donjeta Sadiku në finalen e Lojërave Mesdhetare, nesër lufton për medaljen e artë ndaj serbes Kuluhova
26/08/2026 - 20:25

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, duke realizuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në ring. Sadiku triumfoi bindshëm në gjysmëfinale ndaj boksieres...

Më shumëDetails

Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i sezonit në PFA

Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i sezonit në PFA
25/08/2026 - 22:27

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka marrë një trofe të rëndësishëm në karrierën e tij. Portugezi, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në kuadër të...

Më shumëDetails

Vjen zyrtarizimi, Nkunku i ribashkohet Leipzigut

Vjen zyrtarizimi, Nkunku i ribashkohet Leipzigut
25/08/2026 - 20:14

Christopher Nkunku ka bërë një lëvizje këtë merkato të verës. Francezi, u rikthye te ish-skuadra e tij, RB Leipzig duke synuar të rindez karrierën e tij. Marrëveshja do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë