Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti nga UP: Mbështetja amerikane ka qenë vendimtare për ndërtimin e shtetit dhe demokracisë së Kosovës

10/07/2026 - 17:40
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti nga UP: Mbështetja amerikane ka qenë vendimtare për ndërtimin e shtetit dhe demokracisë së Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Universiteti Veror i Prishtinës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës kanë organizuar një aktivitet lidhur me 250 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke theksuar se mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në momente kyçe për vendin.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se, përballë rritjes së ndikimit të bizneseve të mëdha, paralajmërimet e filozofit amerikan John Dewey mbeten aktuale edhe sot.

“Teksa përballemi me rritjen e fuqisë së bizneseve të mëdha në vendin tonë, besoj se paralajmërimi i John Dewey-t për rrezikun që politika të shndërrohet në hijen që hedhin bizneset e mëdha mbetet po aq i rëndësishëm edhe sot. Megjithatë, shumë më e njohur sesa rëndësia e Dewey-t për mua si aktivist dhe politikan shqiptar nga Kosova është, natyrisht, kontributi amerikan në ndërtimin e shtetit tonë dhe në forcimin e demokracisë sonë. Që nga ndihma e ekspertëve amerikanë të së drejtës gjatë hartimit të Kushtetutës sonë, te ekspertiza dhe mbështetja financiare amerikane për forcimin e kapaciteteve tona në hartimin dhe zbatimin e politikave publike, e deri te kontributi vendimtar amerikan për të na ndihmuar të ruajmë një shoqëri civile aktive dhe të gjallë, Kosova e sotme u detyrohet shumë miqve tanë amerikanë. Edhe pse, për dikë që duhet të shqyrtojë një buxhet shtetëror, një ndihmë e tillë e huaj mund të duket relativisht modeste, për demokracinë tonë ajo ka bërë një ndryshim vendimtar në momente kyçe”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se ajo që e dallon SHBA-në është angazhimi i saj i vazhdueshëm ndaj debatit demokratik dhe frymës kritike.

“Por, mbi të gjitha, ajo që e karakterizon Shtetet e Bashkuara është angazhimi i tyre i vazhdueshëm ndaj një debati demokratik të fuqishëm. Fryma kritike që i dha jetë debateve të mëdha gjatë themelimit të Amerikës vazhdon edhe sot. Ky përkushtim pasqyrohet në gjykata, në mënyrën se si pranohen argumentet dhe, kur është e drejtë, shërben si model për të tjerët. Ndoshta nuk është aspak rastësi që demokracia e parë masive në botë ka nxjerrë atë që shpesh quhet organi më i madh deliberativ në botë. Këtu i referohem Senatit të Shteteve të Bashkuara, i cili ka nxjerrë figura të shquara si Daniel Webster, Henry Clay, Edward Kennedy dhe Robert Dole, emrin e të cilit mban Instituti Dole. Ai ishte një mbështetës i palodhur i Kosovës gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar”, tha Kurti.

Duke folur për institucionet amerikane, Kurti tha se edhe Gjykata Supreme e SHBA-së përbën një model të rëndësishëm të deliberimit demokratik.

“Megjithatë, unë dua të sugjeroj se Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara mund të jetë po aq e rëndësishme sa Senati si model i deliberimit demokratik. Kjo mund t’ju duket një pretendim i habitshëm, të paktën disa prej jush. Në fund të fundit, gjyqtarët e Gjykatës Supreme nuk zgjidhen në mënyrë demokratike dhe Gjykata njihet kryesisht për vendimet e saj, e jo për procesin e diskutimit dhe arsyetimit që u paraprin atyre. Por, siç ka vënë në dukje gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Ketanji Brown Jackson, gjyqtarët janë i vetmi pushtet i qeverisjes që është i detyruar t’i shkruajë opinionet e veta dhe të shpjegojë arsyet e vendimeve që merr”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C
27/11/2026 - 22:10

Kosova gjatë fundjavës do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave, vranësira dhe reshje shiu e bore, sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Më shumëDetails

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia
27/11/2026 - 22:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet, ndonëse Komuna kishte dhënë leje për këtë, raporton...

Më shumëDetails

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë
27/11/2026 - 21:30

KFOR-i ka dhënë sqarime lidhur me takimin e mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Komisionit të...

Më shumëDetails

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme
27/11/2026 - 21:01

Gjeneralmajori Enver Cikaqi, pritet të jetë komandant i ri i FSK-së. Burime të RTK-së thonë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tashmë e ka përcjellë në Zyrën e...

Më shumëDetails

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon
27/11/2026 - 20:43

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, të propozuar nga Komuna e Prishtinës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Lajmin e ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)
27/11/2026 - 20:12

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se tre persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve, pasi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Gjuriqi ndryshon strategji: Tash synon t’ua fitojë zemrat shteteve që njohën Kosovën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë