Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shoqata e Qumështoreve: 5-6 tonë qumësht nga Podujeva e Vushtrria mbesin pa u grumbulluar

12/07/2026 - 13:06
në Kryesore, Lajme
A A
Shoqata e Qumështoreve: 5-6 tonë qumësht nga Podujeva e Vushtrria mbesin pa u grumbulluar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka njoftuar se masat e ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë kanë filluar të japin rezultatet e para, duke bërë që qumështi i fermerëve të grumbullohet në masë më të madhe.

Sipas kësaj shoqate, bazuar në informacionet nga terreni ende ka vështirësi në disa zona, veçanërisht në Podujevë dhe Vushtrri, ku një numër fermerësh vazhdojnë të përballen me mungesë të grumbullimit të prodhimit.

“Problem mbetet pjesa e Podujevës dhe Vushtrrisë, ku rreth 35 fermerë të Podujevës dhe rreth 30 fermerë të Vushtrrisë nuk po u grumbullohet ende qumështi. Janë rreth 5-6 tonë qumësht që ende nuk po grumbullohen”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Qumështoreve.

Shoqata u ka bërë thirrje përpunuesve të qumështit që të mbulojnë edhe këto zona, në mënyrë që e gjithë sasia e prodhuar nga fermerët të grumbullohet.

“U bëjmë thirrje përpunuesve të qumështit që mbulojnë atë pjesë që të grumbullojnë edhe atë sasi, në mënyrë që e gjithë sasia e qumështit të grumbullohet”, ka deklaruar shoqata.

Sipas tyre, kërkesa për qumësht pritet të rritet, ndërsa paralelisht duhet të rritet edhe prodhimi vendor. Megjithatë, ata theksojnë se disa probleme vazhdojnë të mbeten shqetësuese për sektorin, veçanërisht çmimi i grumbullimit dhe vonesat e pagesave ndaj fermerëve.

“Problem i madh vazhdon të mbetet çmimi i grumbullimit dhe vonesat e pagesave deri në gjashtë muaj, e në raste edhe më shumë”, thuhet në reagimin e Shoqatës.

Shoqata ka kërkuar gjithashtu ndalimin e përdorimit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në fabrikat përpunuese, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme për stabilizimin e sektorit dhe mbrojtjen e prodhimit vendor.

“Vaji i palmës dhe qumështi pluhur duhet të ndalohen në fabrikat e përpunimit të qumështit. Rrugë tjetër nuk ka për stabilizimin e sektorit dhe kthimin e besimit të konsumatorëve vendorë”, thuhet në njoftim.

Shoqata ka theksuar se mbrojtja e industrisë së qumështit është njëkohësisht mbrojtje për fermerët, konsumatorët dhe ekonominë e vendit.

JU REKOMANDOJMË

Para aksionit të Prokurorisë Speciale, “Veda 2 Petrol” ishte dërguar për gjykatë edhe për abuzim me çmime të naftës

Para aksionit të Prokurorisë Speciale, “Veda 2 Petrol” ishte dërguar për gjykatë edhe për abuzim me çmime të naftës
12/07/2026 - 13:50

Një operacion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës më 1 korrik kishte goditur një rrjet të organizuar të kontrabandës dhe shmangies tatimore me derivate, ku...

Më shumëDetails

Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike

Dua Lipa flet për protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin pa konsultime publike
12/07/2026 - 13:43

Përmes një promoje paralajmëruese në platformën e saj Service95 Book Club, këngëtarja Dua Lipa ka ftuar autoren e njohur shqiptare Lea Ypi për të diskutuar mbi librin e...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë
12/07/2026 - 13:25

Burime të Veriu.info kanë bvërë të ditur se sot në mëngjes është gjetur një person pa shenja jete në një banesë, vdekje kjo e cilësuar si e dyshimtë....

Më shumëDetails

Të shtëna prapa objektit të Gjykatës në Skenderaj, Policia ndërhyn në një aheng familjar dhe sekuestron armën

“BMW”-ja më ndoqi nga fshati deri në Komoran, më gjuajti të më vr@s – 19-vjeçari denoncon tentim vr@sje, alarmon policinë
12/07/2026 - 13:18

Të shtëna me armë alarmuan qytetarët mesditën e së shtunës në Skenderaj, në afërsi të objektit të Gjykatës, duke detyruar Policinë të reagojë menjëherë. Burimet e Sinjalit bëjnë...

Më shumëDetails

SHKK parandalon futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës

SHKK parandalon futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës
12/07/2026 - 12:57

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në institucion. Aksioni është realizuar pas...

Më shumëDetails

Jasharaj: Ministri Çeku nuk iu përgjigj kërkesës sonë për takim, kemi shumë çështje për të biseduar

Jasharaj: Ministri Çeku nuk iu përgjigj kërkesës sonë për takim, kemi shumë çështje për të biseduar
12/07/2026 - 12:42

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen në arsimin e Kosovës, duke thënë se sindikata kishte kërkuar takim me ministrin e Arsimit, Hajrrulla Çeku,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë