Një 72-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare Stançiq, pasi kërkohej me urdhër-arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, nën dyshimin për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për K. Xh. rreth 72 vjç, i cili dyshohet se, më 30 tetor 2025, përmes rrjetit social Facebook, kishte publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
I dyshuari u arrestua më 12 korrik 2026 në pikën kufitare Stançiq, gjatë kontrolleve kufitare, pasi rezultoi se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër-arrest i lëshuar nga Gjykata.
Me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet lidhur me kërcënimet e dyshuara ndaj Kryeministrit janë në vazhdim.













