Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdekja tragjike e rreth 25-vjeçarit në vendin e punës, Inspektorati i Punës identifikon parregullsitë për secilën kompani përgjegjëse

13/07/2026 - 14:42
në Kryesore, Lajme
A A
Vdekja tragjike e rreth 25-vjeçarit në vendin e punës, Inspektorati i Punës identifikon parregullsitë për secilën kompani përgjegjëse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më datë 22 qershor të këtij viti, rreth orës 08:15 të mëngjesit, një incident fatal në kantierin e ndërtimit të kompleksit “Prizreni i Ri” në lagjen Arbana të Prizrenit i mori jetën Valmir Morinës, rreth 25-vjeçar, nga Drenoci i Malishevës.

Gazeta Insajderi me anë të qasjes në dokumente publike, ka arritur të sigurojë raportin e Inspektoratit të Punës dhe gjetjet pas inspektimit që iu janë bërë kontraktorëve e nënkontraktorëve, pas rastit tragjik.

Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

Siç përshkruhet në gjetjet e Inspektoratit të Punës, viktima, i cili punonte për nënkontraktorin “Xhevat T. Bytyqi B.I.” (Kushtrimi Ing), po bëhej gati për të filluar betonimin e pllakës së sipërme të bodrumit të një objekti afaristo-banesor. Në momentin e fillimit të pompimit, kamioni i pompës së betonit, në pronësi të kompanisë “Tijani Company KGA SHPK”, u vendos në një pozitë të paqëndrueshme, gjë që çoi në humbjen e ekuilibrit të krahut të pompës.

Krahu i pompës goditi punëtorin e ri në pjesën e sipërme të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse të menjëhershme.

Rasti u denoncua zyrtarisht nga Policia e Kosovës. Raporti i Inspektoratit të Punës vë në pah një zinxhir shkeljesh dhe neglizhencash ligjore nga të gjitha kompanitë e përfshira në këtë projekt.

“Swiss Construction Holding SHPK”, si investitori kryesor, sipas Inspektoratit të Punës dështoi të angazhonte Koordinator për Siguri dhe Shëndet në Punë (SSHP). Çdoherë referuar gjetjeve, këtë pozitë e prezantoi para inspektoratit vetëm një ditë pas aksidentit.

Inspektorati konsideron se përmes këtij veprimi, “Swiss Construction Holding SHPK”, ka shkelur Rregulloren Nr.06/2017 për kriteret minimale te sigurisë dhe shëndetit ne vend ndërtime te përkohshme apo mobile.

“Investitori apo mbikëqyrësi i projektit duhet të emërojë përmes kontraktimit një apo më shumë koordinatorë për siguri e shëndet në punë për fazën e projektimit, siç përcaktohet me nenin 3 paragrafi 2.8 të kësaj rregullore, si dhe një apo më shumë koordinatorë për siguri e shëndet në punë në fazën e ekzekutimit, siç përcaktohet me nenin 3. paragrafi 2.9 të kësaj rregullore“, parasheh rregullorja.

“Në ketë rast investitori SWISS CONSTRUKTION HOLDING SHPK nuk ka prezantuar një koordinator për SSHP deri me datën 22.06.2026 ditën kur ka ndodhur aksidenti, por ka prezantuar te datës 23.06.2026 pas ndodhjes se aksidentit, ndërsa ka prezantuar marrëveshjet me nenkontraktoret“, thuhet në gjetjen e Inspektoratit.

Po ashtu, inspektorati thotë se investitori SWISS CONSTRUKTION HOLDING SHPK ka prezantuar dokumentin e vlerësimit të rrezikut të datës 26.06.2026, pra pas ndodhjes se incidentit fatal në punë.

Gazeta iu është drejtuar me pyetje “Swiss Construction Holding SHPK”, ku të njëjtit kanë thënë se kanë kundërshtuar gjetjet e raportit për çka kanë dërguar edhe ankesë.

“Konfirmojmë se sikurse edhe kompanitë e tjera të përfshira, Swiss Construction Holding e ka pranuar Raportin Zyrtar të Inspektoratit të Punës. Raporti i është adresuar katër kompanive të ndryshme, ndërsa aksidenti me pasojë fatale ka ndodhur në kuadër të punimeve të realizuara nga dy kompani kontraktore, të cilat nuk janë Swiss Construction Holding“, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Brenda afatit ligjor, kemi paraqitur vërejtjet dhe kundërshtimet tona të detajuara lidhur me gjetjet e raportit, duke adresuar secilën prej tyre me argumentet tona faktike dhe juridike. Si rrjedhojë, çështja aktualisht është në procedurë administrative dhe në pritje të vendimmarrjes nga autoriteti kompetent”, thuhet“, vijon përgjigja e Swiss Construction Holding.

Sipas të dhënave të publikuara në ARBK, Swiss Construction Holding është kompani e themeluar në vitin 2024 nga katër aksionarë: subjekti juridik Lika Holding Sh.P.K. me 25%, Arben Mikullovci me 25%, subjekti juridik MMA Invest AG me 25% dhe subjekti juridik LlD Sh.P.K. me 25%.

Lika Holding është në pronësi të biznesmenit të fuqishëm Esat Lika, i cili biznesin e patundshmërisë e ka zgjeruar edhe në Zvicër.

Lika është njëri nga dy ndërtuesit e “Shtëpisë së Kosovës” e ndërtuar në Davos, ku edhe mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Leoni Construction BNB SHPK, si kontraktori kryesor i punimeve, sipas Inspektoratit të Punës, dështoi të emërojë Koordinator të SSHP-së deri në ditën e aksidentit.

Po ashtu, raporti i inspektoratit thotë se dokumentin e vlerësimit të rreziqeve e ka prezantuar me datë 26.06.2026 (4 ditë pas incidentit tragjik).

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në adresë të kontraktorit kryesor të punimeve, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë asnjë përgjigje.

Kompania furnizuese e betonit, “Tijani Company KGA SHPK”, makineria e së cilës u bë shkak për fatalitetin, nuk ka prezantuar asnjë dokument të vlerësimit të rrezikut, as certifikatë trajnimi për shoferin që manovronte kranin e pompës, dhe asnjë dëshmi për dorëzimin e Pajisjeve të Mbrojtjes Personale.

“Kontraktori TIJANI COMPANY KGA SHPK-nuk ka prezantuar këtë dokument (dokumenti i vlerësimit të rrezikut). Kontraktori TIJANI COMPANY KGA SHPK-nuk ka prezantuar certifikatën e trajnimit nga SSHP për shoferin e kamionit(pompës se betonit)“, thuhet ndër të tjera në gjetjet e inspektoratit.

Gazeta i ka dërguar pyetje kësaj kompanie për ta pyetur lidhur me gjetjet e Inspektoratit, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë asnjë përgjigje.

Të njëjtat gjetje Inspektorati i Punës i identifikon edhe te nënkontraktori XHEVAT T.BYTYQI B.I. Pra, sipas inspektoratit, nga ana e nënkontraktorit nuk kishte vlerësim rreziku, nuk kishte trajnuar viktimën për rreziqet në punë dhe nuk ofroi asnjë provë se i kishte siguruar atij pajisje elementare mbrojtëse, si helmeta apo rrobat e sigurisë.

Inspektorati i Punës në një përgjigje për Gazetën Insajderi ka thënë se mbi bazën e gjetjeve të raportit zyrtar, tri kompani do të adresohen në gjykatë për kundërvajtje. Tutje, bën me dije se s’ka pasur inspektime paraprake nga ana e Inspektoratit Qëndror të Punës për këto kompani.

“Mbi bazën e gjendjes faktike të konstatuar në raportin zyrtar janë nxjerr vendimet përkatëse për të 3 subjektet e përfshira në inspektim me të cilat rasti sipas legjislacionit në fuqi do të adresohet në gjykatën për kundërvajtje. Në subjektin në fjalë nuk ka pasur inspektim paraprak që është realizuar nga Inspektorati Qendror i Punës. Nga gjendja si më sipër bazuar në legjislacionin në fuqi rasti do të procedohet në gjykatë, në përputhje me kompetencat ligjore të Inspektoratit të Punës“, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit.

Deri në fillim të muajit maj të këtij viti, janë identifikuar 9 raste me fatalitet në vendin e punës nga Inspektorati Qëndror i Punës.

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka publikuar shifra më të larta në disa raste sa i përket vdekjeve në vendin e punës. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë