Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Heshtje pas negociatave të para – Hamza “kaloi” në opozitë, Kurti e Abdixhiku paralajmëruan takime të tjera

14/07/2026 - 12:54
në Kryesore, Lajme
A A
Heshtje pas negociatave të para – Hamza “kaloi” në opozitë, Kurti e Abdixhiku paralajmëruan takime të tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka folur për “ndërmarrje të madhe e të gjerë” me LDK-në dhe takime të tjera në vazhdim pas takimit me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidenten Vjosa Osmani. PDK-ja e vendosi veten në opozitë pas takimit të kryetarit Bedri Hamza me kryeministri në detyrë, ndërsa Aleanca refuzon të takohet dhe ofron mbështetjen për një qeveri pa të, nëse Kurti ua plotëson gjashtë kërkesa.

Seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet më së largu në fund të javës së parë të gushtit, ndërkohë që të premten janë zhvilluar bisedimet e pare ndërmjet tri partive më të mëdha parlamentare për formimin e institucionve.

Në LDK nuk i janë përgjigjur interesimit të Gazetës Express nëse do të ketë takime të tjera apo se kur mund të zhvillohen ato. Megjithatë kjo u paralajmërua pas takimit të parë me LVV-në. Në PDK nuk ishin të qasshëm t’i përgjigjen interesimit të Expressit për këtë çështje.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në një takim në Kuvend, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, i cili më pas tha se PDK-ja ka vendosur të qëndrojë në opozitë.

“Bazuar në bisedat që kemi pasur dhe diskutimet që kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK për këtë mandat është parti në opozitë dhe ne i dëshirojmë sukses zotit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen, bisedojnë, që t’i japin vendit institucione, duke i përfshirë të gjitha institucionet”, tha Hamza për gazetarët pas takimit paraditen e të premtes.

Hamza tha se përgjegjësinë për formimin e institucioneve e ka LVV-ja si partia që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Pas tij, foli Kurti. Pasi tha se nuk pati “ndonjë rezultat konkret” në takimin me Hamzën, shtoi se megjithatë kishte “vullnet” dhe “atmosferë konstruktive”.

Kurti tha se për President, pikënisje do të ishte “një figurë konsensuale, dikush i asnjë partie, përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuara kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit”.

Ai tha se për qeverinë përgjegjësia bie mbi LVV-në, por shtoi se për zgjedhjen e Presidentit “të gjithë kemi përgjegjësi”.

Para takimit pasdite me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, Kurti u shpreh optimist.

Kurti foli për “atmosferë konstruktive” edhe pas takimit me Abdixhikun dhe Osmanin.

Tha se kishin folur edhe për “orarin që na pret përpara konstituimit të institucioneve”. Theksoi se ishte “takimi i parë” dhe shtoi se do të ketë edhe takime të tjera, ndërsa përmendi se “kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive”.

Kurti tha se në këtë takim u trajtuan të gjitha temat, megjithëse shtoi se nuk kishte ende një marrëveshje konkrete. Ai tha se është optimist “për rrugën përpara”.

“Diskutojmë koncepte, parime, gjithashtu orare e funksione. Është një ndërmarrje e madhe e gjerë që kërkon besim e mirëbesim, e cila kërkon kohë për realizim. Do të jemi transparentë karshi jush sa i përket procesit në të cilin ndodhemi, e kemi edhe konfidencialitetin e këtyre bisedave, të cilat duhet të rezultojnë me të arritura konkrete që të kemi çka të bëjmë publike”, deklaroi ai.

Me Abdixhikun e Osmanin, Kurti tha se folën më shumë se “çka të bëjmë strategjikisht që ta arrijmë numrin maksimal të deputetëve kur të vijë çështja e zgjedhjes së Presidentit”.

Shmangia e zgjedhjeve të reja është e domosdoshme, tha kryetari i LDK-së pas takimit, të cilin e vlerësoi si “hap i mirë, i mbarë për të hapur kapitujt tjerë takues e diskutues”.

“Për marrëveshje të mirë jemi të unifikuar”, tha ai, dhe shtoi se flet në emër të të gjithë 15 deputetëve të zgjedhur të LDK-së.

Në këtë fazë, Abdixhiku tha se ishin dakorduar për ta vazhduar komunikimin.

Përveç Abdixhikut e Hamzës, Kurti i kishte dërguar ftesë për takim edhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit.

Gjini ka paraqitur gjashtë kërkesa që do të duhej t’i plotësonte Kurti në këmbim të mbështetjes të krijimit të institucioneve, pa pjesëmarrjen e kësaj partie në qeverisje.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë javë më parë se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se më pas do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e Presidentit.

Mozgjedhja e Presidentit ishte shkaku që vendi mbajti në fillim të qershorit zgjedhjet e treta në rreth një vit e gjysmë./Gazeta Express

OSE

JU REKOMANDOJMË

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë
27/11/2026 - 21:30

KFOR-i ka dhënë sqarime lidhur me takimin e mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Komisionit të...

Më shumëDetails

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme

Enver Cikaqi pritet të marrë komandën e FSK-së javën e ardhshme
27/11/2026 - 21:01

Gjeneralmajori Enver Cikaqi, pritet të jetë komandant i ri i FSK-së. Burime të RTK-së thonë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tashmë e ka përcjellë në Zyrën e...

Më shumëDetails

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon

Ministria ia rrëzon projektin Përparim Ramës për Ulpianën, “Ulpiana 2030” nuk kalon
27/11/2026 - 20:43

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, të propozuar nga Komuna e Prishtinës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Lajmin e ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)
27/11/2026 - 20:12

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se tre persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për trafikim të narkotikëve, pasi në...

Më shumëDetails

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata” sërish zyrtarëve të Brukselit
27/11/2026 - 19:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se hapja e negociatave për anëtarësim është...

Më shumëDetails

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori komunal akuzon burrin e Albulena Haxhiut
27/11/2026 - 18:52

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka thënë se ministria e Ekonomisë dhe këshilltari i ministres Artane Rizvanolli nuk po lejojnë vendosjen e një murali në nderim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë