Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Heshtje pas negociatave të para – Hamza “kaloi” në opozitë, Kurti e Abdixhiku paralajmëruan takime të tjera

14/07/2026 - 12:54
në Kryesore, Lajme
A A
Heshtje pas negociatave të para – Hamza “kaloi” në opozitë, Kurti e Abdixhiku paralajmëruan takime të tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka folur për “ndërmarrje të madhe e të gjerë” me LDK-në dhe takime të tjera në vazhdim pas takimit me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidenten Vjosa Osmani. PDK-ja e vendosi veten në opozitë pas takimit të kryetarit Bedri Hamza me kryeministri në detyrë, ndërsa Aleanca refuzon të takohet dhe ofron mbështetjen për një qeveri pa të, nëse Kurti ua plotëson gjashtë kërkesa.

Seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet më së largu në fund të javës së parë të gushtit, ndërkohë që të premten janë zhvilluar bisedimet e pare ndërmjet tri partive më të mëdha parlamentare për formimin e institucionve.

Në LDK nuk i janë përgjigjur interesimit të Gazetës Express nëse do të ketë takime të tjera apo se kur mund të zhvillohen ato. Megjithatë kjo u paralajmërua pas takimit të parë me LVV-në. Në PDK nuk ishin të qasshëm t’i përgjigjen interesimit të Expressit për këtë çështje.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në një takim në Kuvend, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, i cili më pas tha se PDK-ja ka vendosur të qëndrojë në opozitë.

“Bazuar në bisedat që kemi pasur dhe diskutimet që kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK për këtë mandat është parti në opozitë dhe ne i dëshirojmë sukses zotit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen, bisedojnë, që t’i japin vendit institucione, duke i përfshirë të gjitha institucionet”, tha Hamza për gazetarët pas takimit paraditen e të premtes.

Hamza tha se përgjegjësinë për formimin e institucioneve e ka LVV-ja si partia që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Pas tij, foli Kurti. Pasi tha se nuk pati “ndonjë rezultat konkret” në takimin me Hamzën, shtoi se megjithatë kishte “vullnet” dhe “atmosferë konstruktive”.

Kurti tha se për President, pikënisje do të ishte “një figurë konsensuale, dikush i asnjë partie, përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuara kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit”.

Ai tha se për qeverinë përgjegjësia bie mbi LVV-në, por shtoi se për zgjedhjen e Presidentit “të gjithë kemi përgjegjësi”.

Para takimit pasdite me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, Kurti u shpreh optimist.

Kurti foli për “atmosferë konstruktive” edhe pas takimit me Abdixhikun dhe Osmanin.

Tha se kishin folur edhe për “orarin që na pret përpara konstituimit të institucioneve”. Theksoi se ishte “takimi i parë” dhe shtoi se do të ketë edhe takime të tjera, ndërsa përmendi se “kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive”.

Kurti tha se në këtë takim u trajtuan të gjitha temat, megjithëse shtoi se nuk kishte ende një marrëveshje konkrete. Ai tha se është optimist “për rrugën përpara”.

“Diskutojmë koncepte, parime, gjithashtu orare e funksione. Është një ndërmarrje e madhe e gjerë që kërkon besim e mirëbesim, e cila kërkon kohë për realizim. Do të jemi transparentë karshi jush sa i përket procesit në të cilin ndodhemi, e kemi edhe konfidencialitetin e këtyre bisedave, të cilat duhet të rezultojnë me të arritura konkrete që të kemi çka të bëjmë publike”, deklaroi ai.

Me Abdixhikun e Osmanin, Kurti tha se folën më shumë se “çka të bëjmë strategjikisht që ta arrijmë numrin maksimal të deputetëve kur të vijë çështja e zgjedhjes së Presidentit”.

Shmangia e zgjedhjeve të reja është e domosdoshme, tha kryetari i LDK-së pas takimit, të cilin e vlerësoi si “hap i mirë, i mbarë për të hapur kapitujt tjerë takues e diskutues”.

“Për marrëveshje të mirë jemi të unifikuar”, tha ai, dhe shtoi se flet në emër të të gjithë 15 deputetëve të zgjedhur të LDK-së.

Në këtë fazë, Abdixhiku tha se ishin dakorduar për ta vazhduar komunikimin.

Përveç Abdixhikut e Hamzës, Kurti i kishte dërguar ftesë për takim edhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit.

Gjini ka paraqitur gjashtë kërkesa që do të duhej t’i plotësonte Kurti në këmbim të mbështetjes të krijimit të institucioneve, pa pjesëmarrjen e kësaj partie në qeverisje.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë javë më parë se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se më pas do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e Presidentit.

Mozgjedhja e Presidentit ishte shkaku që vendi mbajti në fillim të qershorit zgjedhjet e treta në rreth një vit e gjysmë./Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Dyshimet për spiunazh: Edhe dy muaj prapa grilave për Fatmir Shehollin

RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin
14/07/2026 - 13:52

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për veprën penale të spiunazhit. Vendimi është...

Më shumëDetails

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

“The Independent” për Thaçin: Burrështetasi që kërkoi lirimin nga Haga
14/07/2026 - 13:27

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin...

Më shumëDetails

Gjeneral Jashari pret ambasadorin britanik, theksohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së

Gjeneral Jashari pret ambasadorin britanik, theksohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së
14/07/2026 - 13:02

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim delegacionin britanik të udhëhequr nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan...

Më shumëDetails

Kadrijaj: S’kanë reflektuar ndaj kërkesave të AAK-së, s’kemi pse negociojmë sepse s’duam të jemi partnerë me VV’në

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
14/07/2026 - 12:22

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është e interesuar të hyjë në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë. Sipas...

Më shumëDetails

A e ka ndërprerë Mercedesi kontratën me Kastratin?

A e ka ndërprerë Mercedesi kontratën me Kastratin?
14/07/2026 - 12:20

Mes zhurmës së krijuar nga vala e review-ve ndaj një sërë biznesesh në Shqipëri dhe verifikimeve të nisura nga policia, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Inspektorati Sanitar në pritje të rezultateve të analizave, pronarët e “Sach Pizza” pa koment për dyshimet e helmimit të dhjetëra klientëve

Inspektorati Sanitar në pritje të rezultateve të analizave, pronarët e “Sach Pizza” pa koment për dyshimet e helmimit të dhjetëra klientëve
14/07/2026 - 12:12

Inspektorati Sanitar është në pritje të rezultateve laboratorike të mostrave të marra nga hetimet për rastin e dyshuar të helmimit nga ushqimi të rreth 70 pacientëve. Burime të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë