Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat britanike e rikthejnë në vëmendje Dorian Pukën pasi ai shfaqet duke ushqyer qentë e tij me tufa me para

18/07/2026 - 14:36
në Lajme
A A
Mediat britanike e rikthejnë në vëmendje Dorian Pukën pasi ai shfaqet duke ushqyer qentë e tij me tufa me para
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përsëri emigranti nga Laçi, Dorian Puka, kthehet në subjekt të një shkrimi të medias angleze The Daily Telegraph pas një mori shkrimesh gjatë katër viteve të fundit.

Është pikërisht kjo video, ku ai shfaqet duke i dhënë si ushqim tufa me para dy qenve të tij, e cila ka shërbyer si motiv për ta rikthyer atë përsëri në vëmendjen e kësaj gazete britanike.

Charles Humas, editor i çështjeve të brendshme në këtë gazetë, thotë se Dorian Puka, i dënuar dy herë për grabitje shtëpish, tashmë është duke luftuar bllokimin e dëbimit nga Anglia, pasi u dëbua dy herë dhe përsëri hyri ilegalisht në shtetin ishull.

“Në këtë video, 29-vjeçari shfaqet i ulur mbi një divan, ku i jep kartëmonedha të prerjes 20 paund qenit pitbull me emrin Cobra

Ndërsa qenit tjetër me emrin Miu, i afron në gojë për t’i kafshuar kartëmonedha 50-paundëshe”, shkruan The Daily Telegraph në artikullin të cilit i referohet Top Channel.

Puka theksohet në shkrim se po përballet me dëbimin për herë të tretë, pasi qeveria fitoi gjyqin në një tribunal të shkallës së parë për çështjet e emigracionit, me qëllim largimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil.

Ministria e Brendshme, Home Office, nuk ka mundur ta largojë për sa kohë që kërkesa e tij për azil dhe sfidat ligjore ndaj vendimeve janë ende në shqyrtim.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se: “Ky individ është një shtetas i huaj i njohur për veprimtari kriminale dhe ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar largimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Për sa kohë që procedurat ligjore janë ende në zhvillim, nuk mund të japim komente të mëtejshme.”

Ndërkohë, Chris Philp, ministri i Brendshëm në hije nga opozita konservatore, komentoi për The Daily Telegraph se:

“Ky kriminel famëkeq shqiptar ka shfaqur hapur pasurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke ekspozuar makina sportive dhe tani edhe këtë video të jashtëzakonshme ku u jep qenve të tij para në dorë.

Nuk duhet të lejojmë që kriminelë të huaj si ky të qëndrojnë në vend. Ai duhet të dëbohet menjëherë dhe Shabana Mahmood duhet të sigurojë urgjentisht largimin e tij, në mënyrë që publiku britanik të mos vazhdojë të vuajë pasojat e sjelljes së tij kriminale”, ka deklaruar politikani i Partisë Konservatore angleze./TCH

JU REKOMANDOJMË

Diskutimet për koalicione, Sveçla: Partitë opozitare ta shtrëngojnë dorën e shtrirë nga Lëvizja Vetëvendosje

Diskutimet për koalicione, Sveçla: Partitë opozitare ta shtrëngojnë dorën e shtrirë nga Lëvizja Vetëvendosje
18/07/2026 - 17:37

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një intervistë për A2CNN ka folur edhe për diskutimet për koalicion me partitë opozitare, shkruan Express. Sveçla ka...

Më shumëDetails

Në këtë qytet ishte sot temperatura më e lartë e regjistruar për këtë vit

Në këtë qytet ishte sot temperatura më e lartë e regjistruar për këtë vit
18/07/2026 - 17:26

Temperatura ka arritur deri në 36°C (35.5°C) në Gjilan, duke qenë njëkohësisht temperatura më e lartë e regjistruar për këtë vit. Në orët në vijim pritet shtim i...

Më shumëDetails

Kush paguan 100 mijë dollarë, do të mësojë i pari se çfarë poston Trump/ Postimet në Truth Social shiten me tarifë marramendëse

Kush paguan 100 mijë dollarë, do të mësojë i pari se çfarë poston Trump/ Postimet në Truth Social shiten me tarifë marramendëse
18/07/2026 - 17:21

Kompania Trump Media & Technology Group (TMTG), e cila zotëron rrjetin social Truth Social, ka vendosur ta kthejë në biznes shpejtësinë me të cilën postimet e Donald Trump...

Më shumëDetails

Video e rrallë, përplasja e Rugovës me një gazetare franceze për shkak të shkuarjes në Beograd: Duhet të jeni më njerëzore…

Video e rrallë, përplasja e Rugovës me një gazetare franceze për shkak të shkuarjes në Beograd: Duhet të jeni më njerëzore…
18/07/2026 - 16:34

Një video e rrallë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është ndarë në rrjetet sociale, ku ai kishte dhënë një intervistë për një media franceze. Gjatë intervistës, Rugova përplaset me...

Më shumëDetails

Haliti: PDK s’duhet ta përjashtojë një marrëveshje me VV’në, duhet të diskutohet brenda partisë

Haliti: Nëse një deputet i PDK-së shet vetveten te VV-ja, të përjashtohet menjëherë
18/07/2026 - 16:18

Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet ta përjashtojë mundësinë e një marrëveshjeje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, thotë ish-deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti. Sipas tij, një bashkëpunim i...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e nënshkrimeve për heqjen e “Urosevac” nga emri i komunës së Ferizajt

Nis mbledhja e nënshkrimeve për heqjen e “Urosevac” nga emri i komunës së Ferizajt
18/07/2026 - 16:08

Ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Urosevac”, një nismë qytetare që synon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me kërkesën për shfuqizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Luana Vjollca ndez rrjetin, publikon video me fustan provokues (Pamje)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim ndaj Argjentinës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Olta Gixhari “ndez” rrjetin – shfaqet super joshëse me fustanin e shkurtër para pasqyrës (FOTO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë