Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat britanike e rikthejnë në vëmendje Dorian Pukën pasi ai shfaqet duke ushqyer qentë e tij me tufa me para

18/07/2026 - 14:36
në Lajme
A A
Mediat britanike e rikthejnë në vëmendje Dorian Pukën pasi ai shfaqet duke ushqyer qentë e tij me tufa me para
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Përsëri emigranti nga Laçi, Dorian Puka, kthehet në subjekt të një shkrimi të medias angleze The Daily Telegraph pas një mori shkrimesh gjatë katër viteve të fundit.

Është pikërisht kjo video, ku ai shfaqet duke i dhënë si ushqim tufa me para dy qenve të tij, e cila ka shërbyer si motiv për ta rikthyer atë përsëri në vëmendjen e kësaj gazete britanike.

Charles Humas, editor i çështjeve të brendshme në këtë gazetë, thotë se Dorian Puka, i dënuar dy herë për grabitje shtëpish, tashmë është duke luftuar bllokimin e dëbimit nga Anglia, pasi u dëbua dy herë dhe përsëri hyri ilegalisht në shtetin ishull.

“Në këtë video, 29-vjeçari shfaqet i ulur mbi një divan, ku i jep kartëmonedha të prerjes 20 paund qenit pitbull me emrin Cobra

Ndërsa qenit tjetër me emrin Miu, i afron në gojë për t’i kafshuar kartëmonedha 50-paundëshe”, shkruan The Daily Telegraph në artikullin të cilit i referohet Top Channel.

Puka theksohet në shkrim se po përballet me dëbimin për herë të tretë, pasi qeveria fitoi gjyqin në një tribunal të shkallës së parë për çështjet e emigracionit, me qëllim largimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil.

Ministria e Brendshme, Home Office, nuk ka mundur ta largojë për sa kohë që kërkesa e tij për azil dhe sfidat ligjore ndaj vendimeve janë ende në shqyrtim.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se: “Ky individ është një shtetas i huaj i njohur për veprimtari kriminale dhe ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar largimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Për sa kohë që procedurat ligjore janë ende në zhvillim, nuk mund të japim komente të mëtejshme.”

Ndërkohë, Chris Philp, ministri i Brendshëm në hije nga opozita konservatore, komentoi për The Daily Telegraph se:

“Ky kriminel famëkeq shqiptar ka shfaqur hapur pasurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke ekspozuar makina sportive dhe tani edhe këtë video të jashtëzakonshme ku u jep qenve të tij para në dorë.

Nuk duhet të lejojmë që kriminelë të huaj si ky të qëndrojnë në vend. Ai duhet të dëbohet menjëherë dhe Shabana Mahmood duhet të sigurojë urgjentisht largimin e tij, në mënyrë që publiku britanik të mos vazhdojë të vuajë pasojat e sjelljes së tij kriminale”, ka deklaruar politikani i Partisë Konservatore angleze./TCH

JU REKOMANDOJMË

Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë edhe Projektligjin për Byronë që ua nisi Gërvalla përmes Naserit

Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë edhe Projektligjin për Byronë që ua nisi Gërvalla përmes Naserit
26/09/2026 - 15:43

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh. Ndër projektligjet e miratuara është edhe ai...

Më shumëDetails

Kurti për Masakrën e Abri së Epërme: Mizoria e Serbisë nuk harrohet

Kurti për Masakrën e Abri së Epërme: Mizoria e Serbisë nuk harrohet
26/09/2026 - 15:39

Nga foshnja në barkun e nënës Luljetë, të cilën ajo do ta quante Malësor ose Malësore, te Mihanja e cila një ditë më parë kishte mbushur 28 vjet...

Më shumëDetails

Gërvalla nuk i përmend me emra ish-krerët e UÇK-së, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtjen e tyre

Gërvalla nuk i përmend me emra ish-krerët e UÇK-së, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtjen e tyre
26/09/2026 - 15:15

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla në një konferencë për media tregoi me shifra se sa kanë shpenzuar në mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...

Më shumëDetails

Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur
26/09/2026 - 15:11

Sot, rreth orës 05:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të plagosurit janë Rinor...

Më shumëDetails

Gërvalla flet 10 ditë pas aktgjykimit: S’kam bashkëpunuar me Specialen, po angazhohemi për Apelin

Gërvalla flet 10 ditë pas aktgjykimit: S’kam bashkëpunuar me Specialen, po angazhohemi për Apelin
26/09/2026 - 15:02

Saktësisht dhjetë ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ku i dënoi ish-krerët e UÇK-së, është bërë e “gjallë”, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla. Ajo sot e shtunë ka...

Më shumëDetails

Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

Foto: Dr. Ardian Kozhani - themelues i "Ar Dent"
26/09/2026 - 14:41

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një ambulancë stomatologjike...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • “Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë