Veriu.info ka raportuar sot për një aksion të suksesshëm të anti-drogës së Prishtinës, të cilët mbrëmë kanë arrestuar një person në Podujevë dhe kanë sekuestruar rreth 650 gramë narkotikë të llojit marihuanë.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Prishtinë, në realizim të Planit Operativ ‘Vera 2026’, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se një person është duke u marrë me shitblerje të lëndëve narkotike. I dyshuari është lokalizuar në qytetin e Podujevës në një lokal dhe gjatë kontrollit aty janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera që lidhen me rastin. I dyshuari F.S., (viti i lindjes 19 , mashkull kosovar) është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe me aktvendim nga prokurori kujdestar, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Por i dyshuari i arrestuar në fakt është 19-vjeçari Lendim Gashi nga Podujeva, e jo F.S., siç ka njoftuar policia.
Në fakt F.S. janë inicialet e prokurores së rastit, që është Fitore Sadikaj.

Lajmi i publikuar nga Veriu.info:












