Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Messi ndez spekulimet për të ardhmen, mesazhi emocional para finales së Botërorit 2026

19/07/2026 - 12:30
në Sport
A A
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lionel Messi ka nxitur sërish diskutime për të ardhmen e tij me kombëtaren e Argjentinës, pasi publikoi një mesazh emocional vetëm disa orë para finales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës.

Kapiteni argjentinas, i cili është pranë fitimit të një tjetër titulli historik botëror, ka reflektuar për rrugëtimin e tij dhe të skuadrës gjatë viteve të fundit, duke theksuar se historia e këtij grupi lojtarësh tashmë është shkruar.

“Gjëja më e mirë gjatë gjithë këtyre viteve nuk kanë qenë vetëm titujt, por i gjithë rrugëtimi. Të ndaja çdo ditë me këtë grup, të konkurronim së bashku, të ngriheshim në momentet e vështira dhe të shijonim çdo hap”, ka shkruar Messi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ylli argjentinas falënderoi bashkëlojtarët, stafin teknik dhe të gjithë personat që kanë punuar për ta mbajtur kombëtaren si një familje.

“Faleminderit secilit prej shokëve të mi të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë njerëzve që punojnë çdo ditë për ta mbajtur këtë Kombëtare një familje”, ka shkruar ai.

Messi theksoi se suksesi i kësaj skuadre nuk matet vetëm me trofetë e fituar, por edhe me unitetin dhe sakrificat e bëra që nga viti 2018.

“Çfarëdo që të ndodhë, ky grup tashmë ka shkruar një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk mund ta fshijë”, deklaroi kapiteni i Argjentinës.

Para finales ndaj Spanjës, Messi publikoi edhe një fotografi me sponsorin e tij afatgjatë, të shoqëruar me një mesazh që shumë tifozë e kanë interpretuar si një lamtumirë të mundshme nga skena ndërkombëtare.

“Çfarë rrugëtimi i jashtëzakonshëm kemi pasur së bashku… me ‘Tango-n e fundit’. Shkojmë në finale, shkojmë Argjentinë!”, shkroi Messi.

39-vjeçari tashmë ka fituar Kupën e Botës në vitin 2022 dhe është pranë një tjetër momenti historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, ndërsa deklaratat e tij kanë shtuar pyetjet nëse finalja ndaj Spanjës mund të jetë paraqitja e fundit e tij në një Botëror.

JU REKOMANDOJMË

Yamal kampion bote, por koleksioni i trofeve ende nuk është i plotë

Yamal kampion bote, por koleksioni i trofeve ende nuk është i plotë
20/07/2026 - 16:52

Spanja është shpallur kampione e botës për vitin 2026, pasi mposhti Argjentinën në finale dhe fitoi për herë të dytë në histori trofeun më prestigjioz të futbollit. Heroi...

Më shumëDetails

Ferran Torres pas golit vendimtar: Ishte e shkruar, Zoti u jep atyre që e meritojnë

Ferran Torres pas golit vendimtar: Ishte e shkruar, Zoti u jep atyre që e meritojnë
20/07/2026 - 15:25

Heroi i Spanjës në finalen e Kupës së Botës, Ferran Torres, ka folur me emocione pas golit të shënuar në vazhdime ndaj Argjentinës, i cili ia dhuroi kombëtares...

Më shumëDetails

Argjentina kthen shpinën gjatë ngritjes së trofeut nga Spanja, shpërthejnë kritikat

Argjentina kthen shpinën gjatë ngritjes së trofeut nga Spanja, shpërthejnë kritikat
20/07/2026 - 15:24

Futbollistët e Argjentinës janë kritikuar ashpër për sjelljen gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut, pasi u larguan në anën tjetër të fushës dhe nuk e ndoqën festën e...

Më shumëDetails

Yamal “i ka fituar të gjitha” në moshën 19-vjeçare, lavdërohet pas triumfit të Spanjës

Yamal “i ka fituar të gjitha” në moshën 19-vjeçare, lavdërohet pas triumfit të Spanjës
20/07/2026 - 15:22

Lamine Yamal ka marrë vlerësime të mëdha pasi ndihmoi Spanjën ta mposhtte Argjentinën 1-0 pas vazhdimeve në finalen e Kupës së Botës. Talenti 19-vjeçar tregoi sërish qetësi dhe...

Më shumëDetails

Statistikë e frikshme: Argjentina për 90 minuta nuk pati asnjë goditje në drejtim të portës

Statistikë e frikshme: Argjentina për 90 minuta nuk pati asnjë goditje në drejtim të portës
20/07/2026 - 00:28

Argjentina është bërë vetëm përfaqësuesja e tretë në histori të Kampionateve Botërore pa goditje gjatë 90 minutave në drejtim të portës. Këtë nuk e kishte bërë as Kosta...

Më shumëDetails

Spanja gunjëzon Argjentinën, fiton 1:0 FINALEN e Kampionatit Botëror

Spanja gunjëzon Argjentinën, fiton 1:0 FINALEN e Kampionatit Botëror
20/07/2026 - 00:24

Kombëtarja e Spanjës është kampioni i ri i botës, pas triumfit në finalen e madhe të Botërorit 2026 ndaj Argjentinës. Spanja triumfoi 1-0 ndaj kampionit paraprak të botës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjenden të vdekur pasagjerët në veturën me targa gjermane afër kufirit me Kosovën

    Gjenden të vdekur pasagjerët në veturën me targa gjermane afër kufirit me Kosovën

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ky është personi që dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • “Me zemër të thyer…”, familjarët e tri viktimave dalin me njoftim pas aksidentit tragjik

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kryeprokurori i ri i Shtetit me paralajmërim për të gjithë prokurorët

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Zhduken tre persona nga Vushtrria, ishin duke udhëtuar nga Shkupi për në Kosovë – familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë