Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dënohet me 7 vite burgim autori i vjedhjes së 3 kilogramëve ari në Prizren

20/07/2026 - 17:21
në Kryesore, Lajme
A A
Dënohet me 7 vite burgim autori i vjedhjes së 3 kilogramëve ari në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Sh.H., duke e dënuar me dënim unik prej 7 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë për dy vepra penale të “Vjedhjes së rëndë” dhe një vepër penale “Vjedhje e rëndë” në tentativë. Ai obligohet edhe të paguajë 195 mijë euro në emër të dëmit shkaktuar të dëmtuarit A.B.

Sipas njoftimit të Gjykatës, aktgjykimi u shpall nga gjykatësi Fatmir Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sh.H., akuzohej se në bashkëveprim me shtetasin bullgar V.G., të maskuar kishin hyrë në një argjendari nga ku kishin vjedhur 3 kg ari 14 karad, një pesë-lirëshe, dy lira, hallka të dorës, 1 kg argjend, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit në shumën prej 195 mijë euro.

“Më 12.01.2025, në Prizren pas orëve të mesnatës duke bashkëvepruar me një (1) të pandehur tjetër V.G. (Shtetas bullgar), të pandehurit të pajisur me maska, me rroba të zeza dhe të pajisur me mjete të përshtatshme, me përdorim të forcës fizike dhe mjete të përshtatshme, hapin derën e lokalit, duke depërtuar brenda në lokalin e argjendarisë, duke shkuar në vendin ku gjendet kasaforta të cilën arrin ta dëmtojnë, duke arritur të hapin të njëjtën dhe pas hapjes nga e njëjta arrin të marrin 3 (tre) kg ari 14 karat, 1 (një) pesë lirë, 2 (dy) lira, hallka të dorës, 1 (një) kg argjend me pastërti 925 dhe 1 (një) peshore, të cilat i vendosin në çantë dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes me të cilat veprime të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material në shumë prej195.000 € (njëqindenëntëdhjetë e pesë mijë euro)”, thuhet në njoftim.

Të njëjtit po ashtu, sipas Gjykatës, po atë ditë, kishin tentuar të grabisin në një argjendari, por nuk kishin arritur ta hapin kasafortën.

“Më tutje me datë të njëjtë 12.01.2025, në orët pas mesnate, në Prizren, tentojnë të marrin pasurinë e të dëmtuarit, në një lokal të argjendarisë, ashtu që të pandehurit të pajisur me maska, me rroba të zeza dhe të pajisur me mjete të përshtatshme, fillimisht bëjnë deaktivizimin e alarmit dhe pasi bëjnë, me përdorim të forcës fizike dhe mjete të përshtatshme dëmtojnë hallkat (mbajtësit) e drynit si dhe derën e aluminit, duke e hapur të njëjtën, përmes të cilës arrin të hynë brenda në lokal, të cilët me përdorim të forcës fizike dhe mjete të përshtatshme për hapjen e kasafortës, përpiqet ta hap, pasi nuk arrin të hap kasafortën, menjëherë largohen nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material”, thuhet më tej.

Ndërkaq, më 23 janar 2025, thuhet se i pandehuri kishte hyrë në një objekt duke vjedhur një modem, një DVR dhe kishte dëmtuar kabllot e sistemit të kamerave.

“Kurse me datë 23.01.2025, në objektin e të dëmtuarit, i pandehuri Sh.H:, me qëllim vetes ti sjell dobi pasurore të kundërligjshme, i pandehuri përmes përdorimit të forcës fizike e thyen xhamin e pjesës së objektit të mbyllur, përmes të cilës arrin të depërtoj brenda në pjesën e objektit të mbyllur, dhe pas depërtimit brenda arrin të merr një modem të internetit “Telcom”, një DVR, dhe duke dëmtuar kabllot të sistemit të kamerave dhe pastaj pa u vërejtur nga askush largohet nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i ka shkaktuar dëm material”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këtë, akuzohej se ka kryer dy vepra penale “Vjedhje e rëndë” dhe një të “Vjedhjes së rëndë në tentativë”.

Sipas njoftimit, pas mbajtjes së nëntë seancave gjyqësore, dhe fjalës përfundimtare më 17 korrik 2026, Gjykata shpalli aktgjykim dënues ndaj Sh.H.

“Gjyqtari i procedurës ne kuptim te dispozitave ligjore, e ka URDHËRUAR te akuzuarin Sh.H:, për të paguar një shumë të barasvlershme për dëmin që ia ka shkaktuar të dëmtuarit A.B:, e cila është në shumë prej 195.000 € (njëqindenëntëdhjetë e pesë mijë euro) ose Gjykata të konfiskojë pasuritë e të pandehurit me vlerë të barasvlershme, të cilat pasuri janë ngrirë me urdhëresë të Gjykatës, duke bërë shitjen e apartamentit dhe automjeteve përmes ankandit publik nga ana e Agjencisë për Pasuri të Sekuestruar ose Konfiskuar dhe pas shitjes së tyre, me shumën e të hollave të përfituara nga shitja e pasurisë, të dëmtuarit A.B:, t’ia kompensojë dëmin material të shkaktuar si rezultat i veprës penale”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pasuritë që janë ngrirë dhe të cilat duhet të shiten nga AAPSK, janë: 1 apartament në sipërfaqe prej 117 m2, një automjet i markës Renault/ “Megane”, automjeti i markës “BMW/1K4”, automjeti i markës “BMW/Z3”, automjeti i markës “STELS/650-ST Traktor”.

Të akuzuarit Sh.H., i është vazhduar masa e paraburgimit, e cila masë do të zgjasë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it
16/09/2026 - 23:39

Qytetarët e mbledhur gjatë ditës në sheshin e Prishtinës, të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur te objekti i...

Më shumëDetails

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president
16/09/2026 - 22:59

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka përgëzuar deputetin e LDK-së, Ermal Sadiku, për qëndrimin e tij dhe për propozimin që Hashim Thaçi të votohet President i Republikës së...

Më shumëDetails

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij
16/09/2026 - 22:40

Avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Rodney Dixon, në një intervistë ekskluzive me gazetarin dhe autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, pas aktgjykimit të sotëm në Gjykatën...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi

Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm, s’ka të bëjë me drejtësi
16/09/2026 - 22:25

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arian Tahiri, ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tahiri tha se vendimi është...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
16/09/2026 - 22:20

Endrit Thaçi, djali i Endrit Thaçit, ka reaguar, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë...

Më shumëDetails

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe
16/09/2026 - 22:02

Një dokument i vitit 2001, raport hetimor, zbulon detaje rreth zhdukjes së Behajdin Allaqit, si dhe deklaratën e bashkëshortes së tij. Kjo e fundit, Nazmije Allaqi, deklaronte se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë