Gara për Topin e Artë 2026 ka nisur zyrtarisht.
Ceremonia e ndarjes së çmimit më prestigjioz individual në futboll do të mbahet në muajin tetor dhe do të marrë parasysh paraqitjet e futbollistëve nga 1 gushti 2025 deri më 31 korrik 2026.
Vetëm pak ditë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, të fituar nga Spanja me rezultat 1-0 ndaj Argjentinës, kanë nisur të shfaqen edhe parashikimet e para për favoritët kryesorë.
Triumfi i “La Rojas” pritet të ketë ndikim të madh në garën për Topin e Artë, pasi disa futbollistë spanjollë mund të jenë mes kandidatëve kryesorë falë rolit të tyre në suksesin historik të kombëtares.
Sipas të përditshmes britanike “Metro”, sulmuesi anglez i Bayern Munichut, Harry Kane, kryeson aktualisht listën e favoritëve sipas kompanive të basteve.
Ish-sulmuesi i Tottenhamit zhvilloi një sezon të shkëlqyer në nivel klubi dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Anglisë në Kupën e Botës, çka e bën një pretendent serioz për trofeun.
Pas tij renditen disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.
Sipas parashikimeve të fundit, Lamine Yamal, Lionel Messi dhe Kylian Mbappé vlerësohen si favoritë përpara kapitenit të Spanjës, Rodri.
Ndërkohë, fituesi në fuqi i Topit të Artë, Ousmane Dembélé, i cili triumfoi në vitin 2025, mbetet ende në garë për ta mbrojtur trofeun.
Aktualisht, kuotat e tij janë 14 me 1, por eliminimi i Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës nga Spanja mund të ndikojë në votimin përfundimtar./GazetaExpress/












