Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: Beteja e Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, duhet të mbetet betejë e tij me votuesit e tij

22/07/2026 - 13:30
në Kryesore, Lajme
A A
Gatishmëria e LDK-së për bashkëpunim, Arifi: Ndoshta strategji e tyre, por zakonisht partia fituese i afrohet partive tjera për koalicion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, pas kërkesës për mocion ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku, duke bërë thirrje për unitet dhe shmangie të përçarjeve.

Haziri tha se çështja mes Abdixhikut dhe nënshkruesve të mocionit duhet të mbetet një proces i brendshëm i partisë.

“Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij”, shkroi Haziri.

Ai kritikoi ata që, sipas tij, po e shfrytëzojnë situatën për pozicionime personale politike, duke theksuar se debatet publike nuk i shërbejnë të ardhmes së LDK-së.

“Të gjithë ata që po dalin në analiza, vlerësime e mësime, për apo kundër, janë vetëm pozicionime politike për veten e tyre e jo për të ardhmen e LDK-së”, tha ai.

Haziri kujtoi se procesi u iniciua nga tri degë të partisë dhe tre kolegë të LDK-së, ndërsa rreth një e treta e delegatëve u ftuan ta mbështesnin kërkesën me nënshkrime. Sipas tij, nuk ka nevojë për përplasje të mëtejshme në publik.

“Çka po na duhen fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, me gjuhë të ashpër prej disa aktivistëve, ftesa për protestë në mbrojtje e konsumues politikë që po e gërryejnë besimin e idealistëve”, u shpreh Haziri.

Nënkryetari i LDK-së theksoi se funksionarët mund të pajtohen mes vete, por besimi i anëtarësisë nuk rikthehet lehtë nëse gabimet përsëriten.

“Ma mirë me thanë na falni për gabimet e së kaluarës, se sa me vazhdu me gabime”, shkroi ai.

Në fund, Haziri bëri thirrje që LDK të ruajë unitetin, duke kujtuar se sukseset më të mëdha të partisë janë arritur kur ajo ka qenë e bashkuar.

“LDK ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra kur ka qenë e bashkuar. Kemi premtu që jemi besë e shpresë për Republikën. Mbajeni fjalën, bashkëpatriot”.

Mesazhin e tij e përmbylli me një thënie të babait të tij.

“Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat. Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno.”

JU REKOMANDOJMË

Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!
22/07/2026 - 15:06

Policia e Kosovës ka konfirmuar se zyrtari policor i gjetur sot pa shenja jete në fshatin Morinë të Kukësit ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në...

Më shumëDetails

Axha i asamblistit të PDK-së në Ferizaj fiton tender nga komuna për pastrimin e veturave zyrtare

Axha i asamblistit të PDK-së në Ferizaj fiton tender nga komuna për pastrimin e veturave zyrtare
22/07/2026 - 15:01

Komuna e Ferizajt ka dhënë një tender për pastrimin e automjeteve zyrtare. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues është shpallur Mehmet Delolli, me një ofertë në vlerë...

Më shumëDetails

Prishja e vikendicave në Veri, BE e Ambasada Gjermane: Të ndalohen menjëherë veprimet e tilla, duhet zgjidhje transparente dhe e ligjshme

Prishja e vikendicave në Veri, BE e Ambasada Gjermane: Të ndalohen menjëherë  veprimet e tilla, duhet zgjidhje transparente dhe e ligjshme
22/07/2026 - 14:41

Zyra e BE-së në Prishtinë dhe Ambasada gjermane kanë reaguar për prishjen e disa vikendicave në zonën e Ujmanit. Përmes një reagimi për media kanë kërkuar që të...

Më shumëDetails

Mbi 128 milionë euro rrymë e importuar brenda gjashtë muajve- afro 30 milionë vetëm gjatë qershorit

Mbi 128 milionë euro rrymë e importuar brenda gjashtë muajve- afro 30 milionë vetëm gjatë qershorit
22/07/2026 - 14:21

Kosova ka shpenzuar hiç më pak se 128 milionë e 19 mijë e 585 euro për import të energjisë elektrike vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit...

Më shumëDetails

Kapja e shtetit, Arifi: Veç ma ia ndërru Kosovës emrin në Vetëvendosje

Avni Arifi kritikon përfaqësimin e Kosovës në Bruksel: Nuk jemi monarki, s’kemi Qeveri legjitime
22/07/2026 - 14:18

Në Kosovë po ndodhë një kapje e heshtur e shtetit nga partia në pushtet. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, në Kosova Today. “Nuk ka...

Më shumëDetails

Moti i lig në Kosovë – IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Futuni brenda sapo të dëgjoni bubullimën

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën
22/07/2026 - 14:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat mbrojtëse për të shmangur rrezikun gjatë motit të paqëndrueshëm, pas paralajmërimeve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë