Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: Beteja e Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, duhet të mbetet betejë e tij me votuesit e tij

22/07/2026 - 13:30
në Kryesore, Lajme
A A
Gatishmëria e LDK-së për bashkëpunim, Arifi: Ndoshta strategji e tyre, por zakonisht partia fituese i afrohet partive tjera për koalicion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, pas kërkesës për mocion ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku, duke bërë thirrje për unitet dhe shmangie të përçarjeve.

Haziri tha se çështja mes Abdixhikut dhe nënshkruesve të mocionit duhet të mbetet një proces i brendshëm i partisë.

“Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij”, shkroi Haziri.

Ai kritikoi ata që, sipas tij, po e shfrytëzojnë situatën për pozicionime personale politike, duke theksuar se debatet publike nuk i shërbejnë të ardhmes së LDK-së.

“Të gjithë ata që po dalin në analiza, vlerësime e mësime, për apo kundër, janë vetëm pozicionime politike për veten e tyre e jo për të ardhmen e LDK-së”, tha ai.

Haziri kujtoi se procesi u iniciua nga tri degë të partisë dhe tre kolegë të LDK-së, ndërsa rreth një e treta e delegatëve u ftuan ta mbështesnin kërkesën me nënshkrime. Sipas tij, nuk ka nevojë për përplasje të mëtejshme në publik.

“Çka po na duhen fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, me gjuhë të ashpër prej disa aktivistëve, ftesa për protestë në mbrojtje e konsumues politikë që po e gërryejnë besimin e idealistëve”, u shpreh Haziri.

Nënkryetari i LDK-së theksoi se funksionarët mund të pajtohen mes vete, por besimi i anëtarësisë nuk rikthehet lehtë nëse gabimet përsëriten.

“Ma mirë me thanë na falni për gabimet e së kaluarës, se sa me vazhdu me gabime”, shkroi ai.

Në fund, Haziri bëri thirrje që LDK të ruajë unitetin, duke kujtuar se sukseset më të mëdha të partisë janë arritur kur ajo ka qenë e bashkuar.

“LDK ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra kur ka qenë e bashkuar. Kemi premtu që jemi besë e shpresë për Republikën. Mbajeni fjalën, bashkëpatriot”.

Mesazhin e tij e përmbylli me një thënie të babait të tij.

“Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat. Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno.”

JU REKOMANDOJMË

Mbi 128 milionë euro rrymë e importuar brenda gjashtë muajve- afro 30 milionë vetëm gjatë qershorit

Mbi 128 milionë euro rrymë e importuar brenda gjashtë muajve- afro 30 milionë vetëm gjatë qershorit
22/07/2026 - 14:21

Kosova ka shpenzuar hiç më pak se 128 milionë e 19 mijë e 585 euro për import të energjisë elektrike vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit...

Më shumëDetails

Kapja e shtetit, Arifi: Veç ma ia ndërru Kosovës emrin në Vetëvendosje

Avni Arifi kritikon përfaqësimin e Kosovës në Bruksel: Nuk jemi monarki, s’kemi Qeveri legjitime
22/07/2026 - 14:18

Në Kosovë po ndodhë një kapje e heshtur e shtetit nga partia në pushtet. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, në Kosova Today. “Nuk ka...

Më shumëDetails

Moti i lig në Kosovë – IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Futuni brenda sapo të dëgjoni bubullimën

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën
22/07/2026 - 14:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat mbrojtëse për të shmangur rrezikun gjatë motit të paqëndrueshëm, pas paralajmërimeve të...

Më shumëDetails

“Ah bre Shaban, pse më le”, dhimbja e vëllait pas vdekjes së policit nga Prizreni

“Ah bre Shaban, pse më le”, dhimbja e vëllait pas vdekjes së policit nga Prizreni
22/07/2026 - 13:55

Vdekja e zyrtarit të NJRSh-së, Shaban Hajdari, ka lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe kolegët e tij. 35-vjeçari nga Prizreni, i cili u gjet i pajetë...

Më shumëDetails

Kurti e shënon përvjetorin e opinionit të GJND për Kosovën: Një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetit

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi
22/07/2026 - 13:39

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, i cili është edhe kryeministër në detyrë, ka shkruar sot për 16 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Republikës së Kosovës....

Më shumëDetails

Milaim Zeka e ngacmon deputetin e PDK’së: Çfarë fati ki ti, t’çojnë n’burg t’grave!

Milaim Zeka e ngacmon deputetin e PDK’së: Çfarë fati ki ti, t’çojnë n’burg t’grave!
22/07/2026 - 13:18

Ish-deputeti Milaim Zeka në një emision televiziv ka ngacmuar me shaka deputetin e zgjedhur të PDK-së, Artan Behramin, teksa po diskutohej për Gjykatën Speciale dhe për padinë që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë