Arsenali ka bërë hapa të rëndësishëm në përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Álvarez.
Sipas raportimit të “CaughtOffside”, drejtuesit e klubit madrilen u kanë bërë të ditur përfaqësuesve të futbollistit se janë të gatshëm të miratojnë një transferim të mundshëm drejt Arsenalit gjatë kësaj vere.
Një rol të veçantë në negociata po luan drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, i cili ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Álvarezin në lidhje me një kalim të mundshëm në “Emirates Stadium”.
Raporti shton se sulmuesi argjentinas është i hapur për një rikthim në Premier League, duke e bërë Arsenalin një nga destinacionet më të mundshme për vazhdimin e karrierës së tij.
Nëse negociatat vazhdojnë me këtë ritëm, “Topçinjtë” mund të arrijnë të sigurojnë një nga përforcimet më të mëdha të afatit kalimtar veror.













