Skuadra e Mitrovicës në kategorinë e femrave ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e play-offit të UEFA Champions League.
Klubi kosovar mposhti 10:0 kundërshtarin nga Moldavia, Zimbru Chisinau.
Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan: Kryeziu (4), Gjegji, Mulliqi (3), Shala dhe Mahmuti.
Ndeshjen e ardhshme, skuadra kosovare e luan ndaj Ludogoretsit.















