Sipas raportimeve nga mediat franceze, Parisi dhe Berlini synojnë të bashkojnë forcat për të sjellë një tjetër Botëror në Europë. Projekti lidhet edhe me diskutimet e FIFA-s për zgjerimin e mundshëm të turneut nga 48 në 64 skuadra.
Një format i tillë do të rriste ndjeshëm numrin e ndeshjeve dhe nevojat infrastrukturore, duke e bërë më të përshtatshëm organizimin nga më shumë se një vend. Franca e ka organizuar më parë Kupën e Botës në vitet 1938 dhe 1998.
Gjermania ka qenë vend organizator në vitet 1974 dhe 2006. Të dy shtetet kanë gjithashtu përvojë të konsiderueshme në organizimin e Kampionateve Europiane dhe eventeve të tjera madhore sportive.
Një kandidaturë e përbashkët do ta rikthente Botërorin në zemër të Europës.













