Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kanë po aq vlerë sa medalja e artë”, Yamal për fjalët që ia tha Messi pas finales së Kupës së Botës

23/07/2026 - 09:27
në Sport
A A
“Kanë po aq vlerë sa medalja e artë”, Yamal për fjalët që ia tha Messi pas finales së Kupës së Botës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lamine Yamal e ka zbuluar bisedën emocionuese që e pati me Lionel Messin menjëherë pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Spanja e mposhti Argjentinën.

Për talentin e Barcelonës, fjalët e legjendës argjentinase e kishin një vlerë të jashtëzakonshme, pothuajse sa vetë medalja e artë e fituar.

Pas triumfit historik të Spanjës në finalen e luajtur në Nju Jork, Yamal dhe Messi u panë duke biseduar për disa çaste në fushë.

Duke folur për atë moment, 19-vjeçari e zbuloi mesazhin që e mori nga tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”.

“Më tha të vazhdoj në rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë kanë për mua po aq vlerë sa medalja e artë që e mbaj në qafë”, deklaroi Yamal.

Pavarësisht se e mposhti Messin në finalen e Kupës së Botës, Yamal theksoi se admirimi i tij për ikonën argjentinase nuk ka ndryshuar.

“Është dikush që e kam admiruar gjithmonë. Në fund të ndeshjes shkova tek ai për t’ia treguar respektin tim”, u shpreh ylli i Barcelonës.

Edhe pse Argjentina e humbi finalen, Messi e zhvilloi një turne të shkëlqyer, duke e mbyllur Kupën e Botës me tetë gola dhe katër asistime në tetë ndeshje.

Para finales, kapiteni argjentinas kishte dhënë fjalë shumë të mëdha për Yamalin:

“Është një futbollist i jashtëzakonshëm, një yll botëror. Është vetëm 19 vjeç dhe e ka gjithë karrierën përpara”, kishte deklaruar Messi.

Lidhja mes dy futbollistëve daton që nga viti 2007, kur gjatë një sesioni fotografik të UNICEF-it, një Messi 20-vjeçar e mbante në krahë dhe e lante në vaskë një Lamine Yamal vetëm pesë muajsh.

Ajo fotografi është bërë tashmë ikonike dhe, gati dy dekada më vonë, të dy u përballën si rivalë në finalen e Kupës së Botës, në një moment simbolik të kalimit të stafetës mes dy brezave të futbollit.

JU REKOMANDOJMË

Franca dhe Gjermania synojnë organizimin e Botërorit

Franca dhe Gjermania synojnë organizimin e Botërorit
23/07/2026 - 08:40

Franca dhe Gjermania po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së një kandidature të përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2038 ose 2042. Sipas raportimeve nga mediat franceze, Parisi...

Më shumëDetails

Cristiano Ronaldo pritet t’i japë lamtumirën Portugalisë pas duelit me Uellsin

Cristiano Ronaldo pritet t’i japë lamtumirën Portugalisë pas duelit me Uellsin
23/07/2026 - 08:11

Cristiano Ronaldo raportohet se është gati të njoftojë pensionimin nga futbolli ndërkombëtar, pasi të zhvillojë edhe një ndeshje të fundit me Kombëtaren e Portugalisë. Sipas raportimeve, sfida e...

Më shumëDetails

De la Fuente ia sheh hairin triumfit në Botëror, në kontratën e re do t’i rritet rroga

De la Fuente ia sheh hairin triumfit në Botëror, në kontratën e re do t’i rritet rroga
22/07/2026 - 22:30

Triumfi historik i Spanjës në Kupën e Botës e ka bindur Federatën Spanjolle të Futbollit që ta sigurojë vazhdimësinë e projektit të Luis de la Fuentes. Pas suksesit...

Më shumëDetails

Chelsea do ketë punë në merkato, 13 lojtarë duhet t’i largojë!

Chelsea do ketë punë në merkato, 13 lojtarë duhet t’i largojë!
22/07/2026 - 22:12

Skuadra e Chelseat do ketë shumë punë gjatë afatit kalimtar të verës. Momentalisht te Blutë e Londrës janë 38 lojtarë nën kontratë.   Duke e bërë kështu, skuadrën...

Më shumëDetails

Arsenali i afrohet “bombës” së verës, Atletico Madrid hap derën për Julian Álvarezin

Arsenali i afrohet “bombës” së verës, Atletico Madrid hap derën për Julian Álvarezin
22/07/2026 - 21:10

Arsenali ka bërë hapa të rëndësishëm në përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Álvarez. Sipas raportimit të “CaughtOffside”, drejtuesit e klubit madrilen u kanë bërë...

Më shumëDetails

FIFA zbulon formacionin më të mirë të Kupës së Botës 2026

FIFA zbulon formacionin më të mirë të Kupës së Botës 2026
22/07/2026 - 20:08

Spanja, siç edhe pritej pas triumfit në Kupën e Botës, ka numrin më të madh të përfaqësuesve në formacionin më të mirë të turneut, por zgjedhja e portierit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Abdixhiku sërish në qendër të kritikave, publikohen pamjet e eskortës së tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rrëfimi i pasagjerit pas tmerrit që përjetoi në avion: “Jetën ia shpëtoi një shqiptar”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë