Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpend Ahmeti thotë se mbi 172 mijë eurot e padeklaruara ishin ndihmë financiare nga familja, Prokuroria propozon t’i konfiskohen

23/07/2026 - 13:29
në Lajme
A A
Shpend Ahmeti thotë se mbi 172 mijë eurot e padeklaruara ishin ndihmë financiare nga familja, Prokuroria propozon t’i konfiskohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Shpend Ahmeti akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro, të enjten, Ahmeti tha se kjo shumë ishte ndihmë financiare nga familja e tij dhe theksoi se disa herë i është nënshtruar kontrollit të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Në anën tjetër, Prokuroria propozoi që i akuzuari të dënohet me burg dhe gjobë, si dhe t’i konfiskohet shuma e padeklaruar.

Fillimisht, i akuzuari Ahmeti u deklarua i pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fjalën hyrëse, prokurori special Dren Paca deklaroi se aktakuza do të provohet me provat që do të administrohen, e këtu përfshihen përgjigja zyrtare e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, formularët e deklarimit të pasurisë për periudhën 2018-2022 gjatë mandatit të kryetarit, të dhënat e siguruara nga bankat dhe ekspertiza financiare.

Paca shtoi se pas administrimit të tyre, do të vërtetohet se i akuzuari ka deponuar mjete në shumë 172 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokati Arbër Istrefi, deklaroi se kundërshton në tërësi aktakuzën për arsye se nuk janë përmbushur asnjë nga elementet e parapara të veprës penale.

Ai shtoi se mjetet që po pretendohen se nuk janë deklaruar, janë deponime në llogari bankare nga vetë i mbrojturi i tij, nuk kanë origjinë kriminale dhe nuk ka pasur asnjë qëllim të fshehjes së tyre.

Vetë Ahmeti, deklaroi se gjatë periudhës së lartcekur i është nënshtruar kontrollit të plotë nga APK-ja dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem apo vërejtje nga APK.

“Gjatë kësaj periudhe, une i jam nënshtruar disa herë kontrollit të plotë nga APK, që sipas ligjit bëhet me llotari dhe përzgjedhen 20 për qind të zyrtarëve. Unë jam përzgjedhur disa herë në këtë procedurë dhe sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, në qoftë se Agjencioni gjen parregullsi i shkruan zyrtarit dhe i jep afat 15 ditor që të përmirësojë deklarimin e pasurisë. Pas këtyre kontrolleve, nuk kam marrë asnjë shkresë nga Agjencioni”, deklaroi Ahmeti.

Avokati Istrefi propozoi që si dëshmitar të ftohet ndonjë zyrtar ligjor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, por ky propozim u refuzua nga trupi gjykues, me arsyetimin se është dhënë përgjigjja e APK-së lidhur me faktet që mbrojtja pretendon t’i vërtetojë përmes dëshmitarit.

Procedura vazhdoi me administrimin e provave materiale, dhe pastaj me dhënien e mbrojtjes së të akuzuarit.

I akuzuari Ahmeti deklaroi se paratë të cilat i kishte deponuar gjatë përiudhës 2018-2022 ishin ndihmë financiare nga familja e tij për shpenzime të ndryshme, ngase bashkëshortja e tij ishte e papunë në atë kohë, dhe asnjëherë nuk kishte qëllim fshehjen e tyre.

Ai tha se nuk e kishte deklaruar atë shumë, për arsye se nuk kishte menduar se është obligim, por shtoi se për të siguruar transparencë të plotë, i kishte deponuar në bankë.

“Në rastin më të keq për mua është gabim teknik”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se asnjëherë nuk ka pasur qëllim për të fshehur pasurinë.

Ahmeti deklaroi se këto para ishin të ndihmë nga familjarët e tij, të cilët i kishin siguruar përmes punës, dhe sipas tij interesi i vetëm i familjarëve ishte dashuria për të.

Ai shtoi se vetë ka qenë pjesë e grupit parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje, ku kishte dhënë komente lidhur me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit.

Ahmeti deklaroi se ndihmë nga familjarët i ishte dhënë edhe para marrjes së postit të kryetarit, edhe pas.

Seanca vazhdoi me dhënien e fjalës përfundimtare, ku prokurori Dren Paca deklaroi se është vërtetuar që i akuzuari nuk i ka deklaruar në mënyrë te saktë të ardhurat që ka pasur obligim t’i deklarojë.

Prokurori propozoi që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim dhe gjobë 5 mijë euro, si dhe t’i konfiskohet pasuria në shumën e padeklaruar apo ndonjë pasuri e barasvlefshme.

Në fjalë përfundimtare, avokati Istrefi duke cituar një vendim të Gjykatës Supreme, ndër të tjerash, tha se veprimet e të akuzuarit në rastin më të keq mund të cilësohen si kundërvajtje.

Ai shtoi se në asnjë formë nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale që i vihet barrë, si dhe është vërtetuar që nuk ka ekzistuar asnjë qëllim për fshehje.

Avokati Istrefi kërkoi që Gjykata të nxjerrë vendim meritor- lirues.

Në seancën fillestare më 21 janar 2026, Ahmeti u deklarua i pafajshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, i cili akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, në periudhën kohore nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, i cili në bazë të Ligjit Nr. 04/L-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-050 si dhe Ligjit Nr.08/L-108 për Deklarimin, Origjinën dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e saktë, të plotë dhe në kohë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobive pasurore dhe detyrimeve financiare, por me rastin e paraqitjes së deklaratave vjetore pranë Agjenicsë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos deklaruar të ardhurat reale.

Aktakuza thotë se Ahmeti nuk i ka deklaruar deponimet në para të gatshme të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes bankomatëve në llogarinë e tij personale, në vlerën e përgjithshme prej 118 mijë e 200 euro, si dhe duke mos deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54 mijë e 400 euro të pranuara në llogaritë personale të nënës së tij L.A., ku shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 euro.

Me këtë, akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”’ , të përcaktuara me nenin 430, par.2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.

JU REKOMANDOJMË

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së në “diskrecion” të Abdixhikut, Ferati konfirmon se Sekretariati ende s’ia ka dorëzuar raportin

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së në “diskrecion” të Abdixhikut, Ferati konfirmon se Sekretariati ende s’ia ka dorëzuar raportin
23/07/2026 - 15:02

Kryetari i LDK-së po pret një raport përmes të cilit do të njoftohet zyrtarisht për nismën për largimin e tij nga drejtimi i partisë. Lumir Abdixhiku pritet ta...

Më shumëDetails

Aterime të rrezikshme dhe borxhe milionëshe ndaj udhëtarëve- Me çka po përballet Enter Air?

Aterime të rrezikshme dhe borxhe milionëshe ndaj udhëtarëve- Me çka po përballet Enter Air?
23/07/2026 - 14:52

Kompania ajrore polake Enter Air, e cila operon edhe fluturime për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përmes Air Prishtinës, është përballur së fundmi me disa zhvillime që...

Më shumëDetails

Phillips: Kosovës i mungon pjekuria politike për të qenë partnere strategjike

Phillips: Kosovës i mungon pjekuria politike për të qenë partnere strategjike
23/07/2026 - 14:44

Profesori i asociuar në Programin e Studimeve të Sigurisë në Universitetin Georgetown, David L. Phillips, ka kritikuar klasën politike dhe shoqërinë kosovare për mungesën e, siç e quajti...

Më shumëDetails

Krasniqi për Kurtin: Po përçan shqiptarët, kryeministër i dështuar

Krasniqi për Kurtin: Po përçan shqiptarët, kryeministër i dështuar
23/07/2026 - 14:24

Analisti politik Dardan Krasniqi ka deklaruar se mungesa e integritetit politik po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve në Kosovë.Në emisionin “Kosova Today”, Krasniqi tha se partitë politike...

Më shumëDetails

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit
23/07/2026 - 14:18

Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti. Sipas informacioneve të Top Channel, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime...

Më shumëDetails

Pas dekretimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, reagon Ambasada britanike

Pas dekretimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, reagon Ambasada britanike
23/07/2026 - 13:53

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka reaguar pas dorëheqjeve të shtatë prokurorëve serbë, duke kërkuar ruajtjen e integrimit të të gjitha komuniteteve në sistemin e drejtësisë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aksioni në MPB – Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni që përfunduan në pranga për dallavere me lejeqëndrim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aksidenti me fatalitet në Studime: Ndalohet shoferi i veturës pasi ishte i dehur dhe po voziste në shiritin e kundërt

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë