Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpend Ahmeti thotë se mbi 172 mijë eurot e padeklaruara ishin ndihmë financiare nga familja, Prokuroria propozon t’i konfiskohen

23/07/2026 - 13:29
në Lajme
A A
Shpend Ahmeti thotë se mbi 172 mijë eurot e padeklaruara ishin ndihmë financiare nga familja, Prokuroria propozon t’i konfiskohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Shpend Ahmeti akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro, të enjten, Ahmeti tha se kjo shumë ishte ndihmë financiare nga familja e tij dhe theksoi se disa herë i është nënshtruar kontrollit të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Në anën tjetër, Prokuroria propozoi që i akuzuari të dënohet me burg dhe gjobë, si dhe t’i konfiskohet shuma e padeklaruar.

Fillimisht, i akuzuari Ahmeti u deklarua i pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fjalën hyrëse, prokurori special Dren Paca deklaroi se aktakuza do të provohet me provat që do të administrohen, e këtu përfshihen përgjigja zyrtare e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, formularët e deklarimit të pasurisë për periudhën 2018-2022 gjatë mandatit të kryetarit, të dhënat e siguruara nga bankat dhe ekspertiza financiare.

Paca shtoi se pas administrimit të tyre, do të vërtetohet se i akuzuari ka deponuar mjete në shumë 172 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokati Arbër Istrefi, deklaroi se kundërshton në tërësi aktakuzën për arsye se nuk janë përmbushur asnjë nga elementet e parapara të veprës penale.

Ai shtoi se mjetet që po pretendohen se nuk janë deklaruar, janë deponime në llogari bankare nga vetë i mbrojturi i tij, nuk kanë origjinë kriminale dhe nuk ka pasur asnjë qëllim të fshehjes së tyre.

Vetë Ahmeti, deklaroi se gjatë periudhës së lartcekur i është nënshtruar kontrollit të plotë nga APK-ja dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem apo vërejtje nga APK.

“Gjatë kësaj periudhe, une i jam nënshtruar disa herë kontrollit të plotë nga APK, që sipas ligjit bëhet me llotari dhe përzgjedhen 20 për qind të zyrtarëve. Unë jam përzgjedhur disa herë në këtë procedurë dhe sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, në qoftë se Agjencioni gjen parregullsi i shkruan zyrtarit dhe i jep afat 15 ditor që të përmirësojë deklarimin e pasurisë. Pas këtyre kontrolleve, nuk kam marrë asnjë shkresë nga Agjencioni”, deklaroi Ahmeti.

Avokati Istrefi propozoi që si dëshmitar të ftohet ndonjë zyrtar ligjor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, por ky propozim u refuzua nga trupi gjykues, me arsyetimin se është dhënë përgjigjja e APK-së lidhur me faktet që mbrojtja pretendon t’i vërtetojë përmes dëshmitarit.

Procedura vazhdoi me administrimin e provave materiale, dhe pastaj me dhënien e mbrojtjes së të akuzuarit.

I akuzuari Ahmeti deklaroi se paratë të cilat i kishte deponuar gjatë përiudhës 2018-2022 ishin ndihmë financiare nga familja e tij për shpenzime të ndryshme, ngase bashkëshortja e tij ishte e papunë në atë kohë, dhe asnjëherë nuk kishte qëllim fshehjen e tyre.

Ai tha se nuk e kishte deklaruar atë shumë, për arsye se nuk kishte menduar se është obligim, por shtoi se për të siguruar transparencë të plotë, i kishte deponuar në bankë.

“Në rastin më të keq për mua është gabim teknik”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se asnjëherë nuk ka pasur qëllim për të fshehur pasurinë.

Ahmeti deklaroi se këto para ishin të ndihmë nga familjarët e tij, të cilët i kishin siguruar përmes punës, dhe sipas tij interesi i vetëm i familjarëve ishte dashuria për të.

Ai shtoi se vetë ka qenë pjesë e grupit parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje, ku kishte dhënë komente lidhur me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit.

Ahmeti deklaroi se ndihmë nga familjarët i ishte dhënë edhe para marrjes së postit të kryetarit, edhe pas.

Seanca vazhdoi me dhënien e fjalës përfundimtare, ku prokurori Dren Paca deklaroi se është vërtetuar që i akuzuari nuk i ka deklaruar në mënyrë te saktë të ardhurat që ka pasur obligim t’i deklarojë.

Prokurori propozoi që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim dhe gjobë 5 mijë euro, si dhe t’i konfiskohet pasuria në shumën e padeklaruar apo ndonjë pasuri e barasvlefshme.

Në fjalë përfundimtare, avokati Istrefi duke cituar një vendim të Gjykatës Supreme, ndër të tjerash, tha se veprimet e të akuzuarit në rastin më të keq mund të cilësohen si kundërvajtje.

Ai shtoi se në asnjë formë nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale që i vihet barrë, si dhe është vërtetuar që nuk ka ekzistuar asnjë qëllim për fshehje.

Avokati Istrefi kërkoi që Gjykata të nxjerrë vendim meritor- lirues.

Në seancën fillestare më 21 janar 2026, Ahmeti u deklarua i pafajshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, i cili akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, në periudhën kohore nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, i cili në bazë të Ligjit Nr. 04/L-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-050 si dhe Ligjit Nr.08/L-108 për Deklarimin, Origjinën dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e saktë, të plotë dhe në kohë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobive pasurore dhe detyrimeve financiare, por me rastin e paraqitjes së deklaratave vjetore pranë Agjenicsë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos deklaruar të ardhurat reale.

Aktakuza thotë se Ahmeti nuk i ka deklaruar deponimet në para të gatshme të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes bankomatëve në llogarinë e tij personale, në vlerën e përgjithshme prej 118 mijë e 200 euro, si dhe duke mos deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54 mijë e 400 euro të pranuara në llogaritë personale të nënës së tij L.A., ku shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 euro.

Me këtë, akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”’ , të përcaktuara me nenin 430, par.2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë