Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Human Plus” e Sebahate dhe Gazmend Ahmetajt u kap me staf të palicencuar dhe shërbime mjekësore ilegale, gjobitet me 3 mijë euro

24/07/2026 - 20:04
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Human Plus” e Sebahate dhe Gazmend Ahmetajt u kap me staf të palicencuar dhe shërbime mjekësore ilegale, gjobitet me 3 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin poliklinika “Human Plus” Sh.P.K. në Prishtinë është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi, pasi që ka ofruar shërbime shëndetësore me staf të palicencuar, ka lëshuar analiza laboratorike pa nënshkrim të biokimistit dhe ka bërë edhe shkelje tjera të rënda.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info që mban datën 7 maj 2026, thuhet se Inspektorati Shëndetësor me rastin e inspektimit në “Human Plus” ka konstatuar se ofrohen tri shërbime mjekësore të palajmëruara dhe të palicencuara në Divizionin për Licencim dhe Akreditim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shërbimet që janë gjetur se funksionojnë ilegalisht në “Human Plus” janë: Mjekësia Familjare, Pediatria dhe ORL-ja.

Përveç këtyre shërbimeve, inspektorati ka gjetur se ilegalisht në “Human Plus” kanë punuar edhe këta profesionistët shëndetësorë: Dr. Fatime Muslim Gashi – specialiste e Mjekësisë Familjare, Dr. Arbnora Këpuska – specialiste e Pediatrisë-Reumatologjisë, Dr. Xhevdet Gojnovci – neonatolog, Dr. Flamur Uka – specialist i ORL-së, Festa Zylfiu – BSc. teknik i laboratorit, Bashkim Nuhiu – teknik laborant dhe Rinesa Sopjani – BSc. në infermieri.

Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk ishte i lajmëruar dhe regjistruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë, që është kusht ligjor që një profesionist mjekësor të punojë në një institucion shëndetësor.

Inspektorati Shëndetësor gjatë inspektimit në “Human Plus” ka konstatuar se aty aparatura laboratorike ishte në funksion dhe ishin kryer analiza laboratorike, por që ishin evidentuar edhe analiza laboratorike të lëshuara në emër të biokimistit, të vulosura me vulën zyrtare të institucionit, por pa faksimil dhe pa nënshkrimin e tij. Këto analiza rezultonin të përpunuara dhe të raportuara gjatë periudhës kur biokimisti nuk ishte i pranishëm në vendin e punës.

Gjetjet skandaloze në “Human Plus” nuk përfundojnë me kaq, pasi që inspektorët gjatë kontrollit kanë zbuluar se një numër i konsiderueshhëm i reagentëve ishin me afat të skaduar, në kundërshtim me Nenin 13, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi.

“Po ashtu gjatë kontrollit të hapësirës së laboratorit mikrobiologjik u gjetën produkte dhe materiale laboratorike me afat të skaduar. Gjatë inspektimit u konstatua se antishokterapia ishte e pakompletuar, duke mos përmbushur kushtet e kërkuara për ofrimin e reagimit adekuat në situata emergjente”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Inspektorëve Shëndetësorë.

Në fund të arsyetimit të vendimit, inspektorati shëndetësor thotë: “Institucioni privat shëndetësor “Human Plus Shpk” – Prishtinë ka shkelur dispozitat ligjore në fuqi, Nenin 42, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, sanksionuar kjo me Nenin 94 të Ligjit për Shëndetësi, plotësuar dhe ndryshuar me Nenin 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 të Ligjit Nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi.”

Çka thotë “Human Plus”?

Veriu.info ka marrë edhe qëndrimin e “Human Plus” për gjobën e shqiptuar për shkeljet e mëdha që Inspektorati Shëndetësor ka gjetur në këtë poliklinikë me rastin e inspektimit më 15 prill, e cila thotë se të nesërmen kanë marrë masa dhe se çdo vërejtje e kanë trajtuar me përgjegjësi të plotë, sipas tyre.

“Qëndrimi ynë rreth gjobës ndaj nesh konsiderojmë që është i shpejtuar dhe shumë i lartë, pasi që nuk kanë marrë për bazë atë çfarë kemi thënë ne, duke treguar një për një arsyet e çdo vendimi dhe konkludimi të tyre. Është e ditur mirëfilli që Poliklinika jonë ka qenë dhe mbetet e përkushtuar dhe e përgjegjshme duke zbatuar me përpikmëri të gjitha dispozitat ligjore dhe duke zbatuar etikën profesionale në të mirë të pacientëve tanë”, kanë thënë nga “Human Plus” për Veriu.info

Prej shtatë profesionistëve shëndetësor sa ju gjetën duke punuar ilegalisht, “Human Plus” është përgjigjur vetëm për Arbnore Bakalli Këpuska.

“Është për të ardhur keq me quajtur  Dr Arbnore Batalli Kepuska, që ka punuar në mënyrë ilegale kur Human Plus me vite e ka pas të liqencuar drejtimin e Pediatrisë dhe për pak kohë ka skaduar data e riliqencimit të cilin ne e kemi bërë kërkesën për riliqencim. Ka pas probleme në sistem të Ministrisë së Shëndetësisë. Sa i përket mjekësisë familjare ne deri këtë vit nuk kemi pas të liqencuar drejtimin, ku këtë vit kemi vendosor të bëjmë liqencimin e këtij drejtimi ngase ka kërkesë për mjekë familjarë dhe Dr Fatime ka sjellë liqencën që ne të vazhdojmë me procedim të liqencimit, kuptohet fillimisht si punë testuese, pa asnjë efekt financiar. Me përgjegjësi të plotë  ju themi se në asnjë mënyrë nuk kemi rrezikuar shëndetin e pacientit duke përdorë reagjentë me skadencë, por si duket veshi i tyre ishte i shurdhët për të na ndegjuar sqarimet tona se në reagjentët e skaduar të mikrobiologjisë ishte lista me mbishkrimin ”Reagjentë me skadencë”, kurse tek reagenset për biokimi, nuk ka pas listë me shënim të tillë, por vendi (sirtari) ku ato me skadencë qëndrojnë – për ne stafin është fort mirë i ditur dhe nuk përdoren. Sa i takon – Antishok terapisë – na ka munguar vetëm 1 amp. e adrenalinës se e kemi huazuar te një klinikë në afërsi me kërkesë të tyre dhe nuk është rivendosur po të njëjtën ditë dhe janë njoftuar me shkrim inspektorët”, thuhet në një përgjigje të gjatë nga “Human Plus” që me asnjë dëshmi nuk demantohen të gjeturat e Inspektoratit Shëndetësor.

Kush është “Human Plus”?

“Human Plus” është kompani e themeluar në Prishtinë në vitin 2011, ku aktivitet kryesor ka aktivitetet e mjekësisë së specializuar.

Në objektin e “Human Plus” thuhet se është qendrës diagnostike, ndërsa në komunikime zyrtare thonë se janë poliklinikë.

Pronare e “Human Plus” në ARBK është Sebahate Ahmetaj e cila zotëron 100% të aksioneve të kompanisë, ndërsa në dokumente të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se themelues i saj është Gazmend Ahmetaj.

Sebahate Ahmetaj përveç që figuron si pronare e “Human Plus”, në rrjete sociale thotë se punon si mikrobiologe në këtë poliklinikë.

Gazmend Ahmetaj në rrjete sociale e promovon veten edhe si CEO i Hotel Derand në Prishtinë.

LEXONI EDHE:

Tags: Gazmend AhmetajHuman PlusSebahate Ahmetaj

JU REKOMANDOJMË

Rama: Qeveria e “vadës së Lupçit” vendosi t’i bllokojë punimet në “Ishullin Urban”

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
10/09/2026 - 18:54

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar sërish Qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për bllokimin e projekteve kapitale në kryeqytet. Rama ka deklaruar se Qeveria, pa dhënë...

Më shumëDetails

Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
10/09/2026 - 18:42

Për herë të parë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është organizuar një turnir garues në lojën e shahut, në të cilin morën pjesë të burgosur të komuniteteve...

Më shumëDetails

Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)

Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)
10/09/2026 - 18:22

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë estetike...

Më shumëDetails

Aleanca bojkoton sërish seancën konstituive, Arifi: Nuk bëhemi pjesë e lojës së Kurtit

Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
10/09/2026 - 18:19

Avni Arifi nga Aleanca ka deklaruar se shtatë deputetët e këtij subjekti nuk do të marrin pjesë as në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Duke folur...

Më shumëDetails

“Nga 5 mijë dollarë për amerikanët nëse Republikanët i fitojnë zgjedhjet”, Hyseni e VV: A u shokuan Bajrami e Hoti

“Nga 5 mijë dollarë për amerikanët nëse Republikanët i fitojnë zgjedhjet”, Hyseni e VV: A u shokuan Bajrami e Hoti
10/09/2026 - 18:11

Presidenti amerikan Donald Trump u ka premtuar votuesve nga 5 mijë dollarë për çdo qytetar të rritur amerikan, nëse Partia Republikane arrin të mbajë kontrollin mbi Dhomën e...

Më shumëDetails

Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt

Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt
10/09/2026 - 17:48

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate ka dhënë detaje për takimin që i pari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka zhvilluar me të Ngarkuarën me Punë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Shkurt, po jo” Publikohen incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë