Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuzat për kurdisje, reagon për herë të parë menaxheri i Kristian Prengës

28/07/2026 - 17:48
në Sport
A A
Akuzat për kurdisje, reagon për herë të parë menaxheri i Kristian Prengës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Menaxheri i Kristian Prengës, Keith Sullivan, ka reaguar ndaj teorive të përhapura pas humbjes së boksierit shqiptar ndaj Anthony Joshuas, duke mohuar çdo mundësi për ndikim të jashtëm apo marrëveshje të dyshimtë.

Prenga befasoi shumë tifozë në rundin e parë të duelit në Jeddah, ku e rrëzoi dy herë Joshuan, por më pas britaniku u rikthye fuqishëm dhe fitoi me nokaut teknik në rundin e dytë.

Pas ndryshimit të madh të paraqitjes së Prengës nga raundi i parë në të dytin, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin teori se diçka nuk kishte shkuar siç duhej.

Megjithatë, Sullivan i hodhi poshtë këto pretendime.

“Mund t’i sqarojmë shumë lehtë me një fjalë: e pamundur. Nuk kishte asnjë ndikim të jashtëm”, tha ai për talkSPORT.

Menaxheri mohoi edhe pretendimin se persona nga organizatorët apo kompanitë e përfshira në event kishin ndërhyrë në këndin e Prengës gjatë meçit.

“Turki Alalshikh nuk ishte fare në Jeddah. Edhe ideja se dikush nga Sela kishte ardhur në këndin tonë dhe kishte folur me ne, nuk është e vërtetë. Shikoni pamjet, nuk ka ndodhur”.

Megjithatë, Sullivan zbuloi një detaj të panjohur më parë: Kristian Prenga kishte kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore para përballjes me Joshuan.

“Kristiani ishte sëmurë rëndë para luftës. Nuk bëri sparing dhe nuk u stërvit për dy javë para se të shkonte në Jeddah. Kishte temperaturë 102 gradë celcius dhe qëndroi tetë ditë në shtrat”.

Sipas tij, Prenga kishte bërë kontrolle mjekësore dhe ishte menduar se bëhej fjalë për një grip apo lodhje të madhe, por koha e rikuperimit ndikoi në përgatitjet e tij.

“Në rundin e parë doli dhe e harxhoi gjithë energjinë. Kur nisi raundi i dytë, ai më tha se ndihej sikur ishte kthyer sërish në atë shtrat ku kishte qenë tetë ditë, pa energji dhe duke luftuar për frymë”.

Në fund, Sullivan theksoi se nuk po kërkon justifikime për humbjen.

“Nuk po bëj justifikime. Mendoj se ishin pesë minuta e gjysmë nga momentet më emocionuese të boksit që kam parë prej shumë kohësh”./Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në krye të Kombëtares së Italisë

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në krye të Kombëtares së Italisë
28/07/2026 - 17:30

Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i Italisë, duke u rikthyer në krye të “Azzurrëve” pas tre vitesh, ndërsa Claudio Ranieri është emëruar drejtor teknik i Club...

Më shumëDetails

IFAB-ja e konfirmon: Embolo nuk duhej të përjashtohej ndaj Argjentinës, ndërhyrja e VAR-it ishte e gabuar

IFAB-ja e konfirmon: Embolo nuk duhej të përjashtohej ndaj Argjentinës, ndërhyrja e VAR-it ishte e gabuar
28/07/2026 - 13:09

Një nga momentet më të diskutueshme të çerekfinales së Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Argjentinës ka marrë një zhvillim të ri. Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit...

Më shumëDetails

Një tjetër boksier shqiptar sfidon Joshuan: Le ta bëjmë realitet

Një tjetër boksier shqiptar sfidon Joshuan: Le ta bëjmë realitet
28/07/2026 - 10:24

Një tjetër boksier shqiptar po i kërkon ‘fer’ Anthony Joshuas. Roberto Bakaj përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur dëshirën të ndeshet me boksierin e njohur britanik....

Më shumëDetails

“Argjentina papritmas u bë një shembull, nuk ka të bëjë fare me futbollin”, legjenda gjermane godet argjentinasit

“Argjentina papritmas u bë një shembull, nuk ka të bëjë fare me futbollin”, legjenda gjermane godet argjentinasit
28/07/2026 - 10:00

Më shumë se një javë pas përfundimit të Kupës së Botës, në të cilën Spanja fitoi titullin e saj të dytë falë një fitoreje në vazhdime ndaj Argjentinës,...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga gjyqi për vdekjen e Maradonës, rrëfehet doktori i Argjentinës: Dëgjova një debat mes Diegos dhe mjekut të tij pak ditë para tragjedisë

Detaje të reja nga gjyqi për vdekjen e Maradonës, rrëfehet doktori i Argjentinës: Dëgjova një debat mes Diegos dhe mjekut të tij pak ditë para tragjedisë
28/07/2026 - 09:25

Një dëshmi e re ka dalë në gjyqin për vdekjen e Diego Armando Maradonës, duke sjellë detaje nga ditët e fundit të jetës së legjendës së futbollit argjentinas....

Më shumëDetails

Yan Diomande po ia shkatërron planet Barcelonës për Fisnik Asllanin

Yan Diomande po ia shkatërron planet Barcelonës për Fisnik Asllanin
27/07/2026 - 11:18

Fisnik Asllani vazhdon të jetë në radarët e Barcelonës si një nga alternativat për repartin ofensiv, por transferimi i tij në “Camp Nou” mund të ndërlikohet për shkak...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dyshohet se falsifikuan dokumentet e veturave koreane, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë